Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mimoza Hafizi: Ja çfarë ndodhi, mes meje dhe kryeministrit Rama

2016/05/12 at 1:15 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Mimoza Hafizi: Ja çfarë ndodhi, mes meje dhe kryeministrit Rama

Mimoza Hafizi, sqaron ekskluzivisht për dritare.net, debatin e djeshëm në grupin parlamentar të Partisë Socialiste, mes saj dhe kryeministrit Rama. Ndërkaq, ajo reagon edhe për foton e publikuar sot, në gjithë mediat, ku dukej duke folur me Gramoz Ruçin:

“Z. Ruçi, sot e takova rastësisht dhe e sqarova për situatën e djeshme, meqenëse ma kërkoi”,- shprehet Hafizi, e cila tregon për “dritare.net” edhe cili do të jetë qëndrimi i saj ndaj PS.

 Znj. Hafizi, cili qe debati i djeshëm në grupin parlamentar?

Debati u hap nga Ministrja e Arsimit, e cila m’u drejtua lidhur me një status në facebook që unë kam nxjerrë para dy ditësh. Statusi im ka të bëjë me largimin nga puna të një mësueseje në Peshkopi, me procedura tërësisht antiligjore dhe me një proces të stisur.

Unë nuk i jam drejtuar paraprakisht për asnjë verifikim Ministres së Arsimit për procesin në fjalë. Që prej ditës, kur unë kam kërkuar në mënyrë ligjore dhe statutore në Asamblenë Kombëtare të PS, verifikim të farsës së Referendumit në PS dhe përgjigja e Edi Ramës ka qenë një “Jo” arrogante dhe e paligjshme, unë nuk pranoj të ndërmarr më asnjë proces verifikimi ligjor në atë parti. Nuk ka shpresë!

Meqenëse debati u hap dhe për më tepër ministrja tha të pavërteta që unë i kam të faktuara, kërkova fjalën që të sqaroja të vërtetën time para grupit. Fjalën ma dha zoti Ruçi.

 – Cili qe reagimi i  kryeministrit Rama?

Edi Rama më ndërpreu që në fjalinë e parë. Nuk më la të sqarohesha para kolegëve. Madje pretendoi që fjala m’u dha padrejtësisht, se unë s’duhej të kisha të drejtë fjale!  Debatova disa minuta me të dhe kur e pashë të pamundur që të arrija të shpjegohesha, u largova nga mbledhja.

 – A folën të tjerë kolegë nga grupi parlamentar, a u përfshinë në debat?

Pati disa përshpërima që u shuan. Vetëm zj. Arta Dade ngriti zërin e revoltuar që në atë bashkësi dikujt nuk i jepej fjala, kur ishte absolutisht e nevojshme të sqarohej situata. Fakti që unë isha zonjë u theksua fort nga Arta, që është mbrojtëse e paepur e dinjitetit dhe e të drejtave të grave, por për mua kjo nuk kishte shumë rëndësi. Se ky ndalim flagrant fjale është i rëndë në demokraci, njëlloj si për gratë dhe për burrat.

– Ju do të vazhdoni të qëndroni në PS, zonja Hafizi ?

Dje ndodhi diçka që pritej, diçka që shkon në linjën e degradimit të kësaj force politike, degradim që besoj e ka të qartë çdo shqiptar, pas këtyre muajsh beteje të hapur që kemi zhvilluar me disa kolegë. Është e dhimbshme, se PS i kemi kushtuar kaq shumë vite jete, veç ndërgjegjen e kemi të pastër, se bëmë ç’mundëm, por nuk ia dolëm!/dritare.net/

Ju sugjerojmë

Kirurgu me famë botërore vjen në Shqipëri
-U tha në Opinion

Kirurgu me famë botërore vjen në Shqipëri

29 Maj, 2025 11:33 pm
“Kurrë s’jam dashuruar”, Parashqevi Simaku: Por më kanë dashur shumë
-U tha në Opinion

“Kurrë s’jam dashuruar”, Parashqevi Simaku: Por më kanë dashur shumë

29 Maj, 2025 11:01 pm
Opinion – Rrëfimi i parë i Parashqevi Simakut! – 29 Maj 2025
Emisionet

Opinion – Rrëfimi i parë i Parashqevi Simakut! – 29 Maj 2025

29 Maj, 2025 10:35 pm
Martesa dhe Hollywood-i? Rrëfehet Parashqevi Simaku
-U tha në Opinion

Martesa dhe Hollywood-i? Rrëfehet Parashqevi Simaku

29 Maj, 2025 10:30 pm
Ja pse Parashqevi Simaku u largua nga Shqipëria
-U tha në Opinion

Ja pse Parashqevi Simaku u largua nga Shqipëria

29 Maj, 2025 10:09 pm
Parashqevi Simaku rrëfen në Opinion daljen e parë në skenë: Po dridhesha…
-U tha në Opinion

Parashqevi Simaku rrëfen në Opinion daljen e parë në skenë: Po dridhesha…

29 Maj, 2025 9:52 pm
Rubio takohet me homologun maqedonas
Bota

Rubio takohet me homologun maqedonas

29 Maj, 2025 9:39 pm
Qytetari sorrollatet 19 vjet për legalizimin
Aktualitet

Qytetari sorrollatet 19 vjet për legalizimin

29 Maj, 2025 9:38 pm
Vëllai i gjyqtares korruptoi prokuroren, punoi me bandat dhe u kthye në punë
Aktualitet

Vëllai i gjyqtares korruptoi prokuroren, punoi me bandat dhe u kthye në punë

29 Maj, 2025 9:27 pm
Drejtuesi i mjetit humb kontrollin dhe përplaset me trafikndarësin
Kronikë

Drejtuesi i mjetit humb kontrollin dhe përplaset me trafikndarësin

29 Maj, 2025 8:53 pm
Para
Gratë zihen për një akullore: Ik mi plehër, të shkërryjë këtu

Gratë zihen për një akullore: Ik mi plehër, të shkërryjë këtu

CNN për boss-in shqiptar të drogës: Ka mbrojtje politike

CNN për boss-in shqiptar të drogës: Ka mbrojtje politike

Dokumenti/ Ja vendimi që vrau dy fëmijë

Dokumenti/ Ja vendimi që vrau dy fëmijë

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Kirurgu me famë botërore vjen në Shqipëri

Kirurgu me famë botërore vjen në Shqipëri
29 Maj, 2025

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë –...

Lexo më shumë

“Kurrë s’jam dashuruar”, Parashqevi Simaku: Por më kanë dashur shumë

“Kurrë s’jam dashuruar”, Parashqevi Simaku: Por më kanë dashur shumë
29 Maj, 2025

Që shumë e kanë dashur, këtë mund ta themi me siguri, por ikona e muzikës shqiptare Parashqevi Simaku rrëfen për...

Lexo më shumë

Opinion – Rrëfimi i parë i Parashqevi Simakut! – 29 Maj 2025

Opinion – Rrëfimi i parë i Parashqevi Simakut! – 29 Maj 2025
29 Maj, 2025

Në pjesën e parë dhe të dytë të emisionit “Opinion” në Tv Klan, mbrëmjen e kësaj të enjteje, vjen historia...

Lexo më shumë

Martesa dhe Hollywood-i? Rrëfehet Parashqevi Simaku

Martesa dhe Hollywood-i? Rrëfehet Parashqevi Simaku
29 Maj, 2025

Vitet e para në Shtetet e Bashkuara, Parashqevi Simaku i kujton si tejet të bukura. “Një mrekulli! Sikur ishte në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com