Milot Rashica ka filluar të rikuperohet nga një lëndim i marrë javë më parë.
Këtë e ka bërë vetë të ditur vetë futbollisti përmes një fotografie të publikuar në Instagram.
“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”, ka shkruar ndër të tjerash futbollisti i skuadrës holandeze Vitesse, teksa shihet në basen duke u stërvitur.
Kujtojmë se mesfushori kosovar ka luajtur vetëm pjesën e parë kundër Ajaxit pasi pësoi një dëmtim, i cili është raportuar se do ta mbajë jashtë fushave të blerta për rreth 2-3 javë.