Albumi i fundit i Adele, “25”, është bërë albumi, që është shitur më shpejt në histori të Britanisë së Madhe.
Falë këtij albumi, këngëtarja në vitin e kaluar përfitoi 33 milionë euro dhe tani pasuria e saj llogaritet 95 milionë euro.
Kjo nënkupton se në vitin e kaluar, ajo përfitonte nga 93.000 euro në ditë përmes nga shitja e albumit kompanisë së saj, Melted Stone Limited.
Vetëm në javën e parë të publikimit, albumi u shit në tre milionë kopje në gjithë botën, ndërsa deri në fund të vitit 2015 u shti në 7.4 milionë kopje.
Deri në fund të këtij viti kanë mbetur edhe dy muaj e gjysmë, ndërsa nga janari e deri më tani janë shitur edhe 20 milionë kopje të tjera të albumit “25”.