Një nga njerëzit më të pasur të botës, filantropi dhe sipërmarrësi kinez Jack Ma Yun ka vizituar këto ditë Tiranën.
Burime për Opinion.al bëjnë me dije se kjo vizitë ka patur qëllime turistike dhe ishte pjesë e një turi që miliarderi kishte nisur në disa nga vendet e Europës dhe Ballkanit.
Në udhëtimin e tij me avion privat, ai mbërriti në Tiranë pasditen e 11 Korrikut, pasi kishte vizituar më herët Sofjen dhe Shkupin.
I shoqëruar nga njerëz të afërt të stafit dhe disa truproja, Jack Ma është parë në zonën pranë bulevardit qendror të Tiranës, ndërkohë që gjatë qëndrimit të tij ishte akomoduar në hotel “Marriott Tirana” dhe kishte drekuar në restorantet e njohur “Padam” dhe “Millenium”.
Gjatë qëndrimit të tij, themeluesi i “Alibaba Group” ka vizituar Pazarin e Ri, Muzen Kombëtar dhe Bunkart.
Ai ka pohuar se Tirana I ka pëlqyer më shumë se Sofja dhe Shkupi, i ka bërë përshtypje pastërtia e qytetit dhe ka deklaruar se do të kthehet sërish. Sipërmarrësi kinez u largua nga Tirana pasditen e 13 Korrikut, sërish me avionin e tij privat nga Rinasi.
Sipas Bloomberg, Jack Ma Yun llogarit një pasuri rreth 34.5 miliardë dollarë./Opinion.al