Tashmë është zyrtare: Sandro Tonali largohet nga Milani dhe është nga sot një futbollisti i Neëcastle, klub me të cilin italiani ka firmosur deri në vitin 2028.
Pas 3 sezonesh me kuqezinjtë, mesfushori nis një aventurë të re në Premier League, në një marrëveshje që do të çojë në arkat e Milanit rreth 80 milionë euro.
“Ka qenë një udhëtim shumë i bukur. Familja jote kuqezi të uron më të mirën”, shkruan Milan në rrjetet sociale.
23-vjeçari ka fituar një titull kampion me Milanin, në sezonin 2021-2022.