Juventusi raportohet se i ka propozuar Milanit shkëmbimin e Daniele Ruganit me Mattia De Sciglion.
Sipas “MediasetPremuim”, qendërmbrojtësi i Juves, Rugani, i është ofruar Milanit, dhe për shërbimet e tij “Zonja e Vjetër” ka kërkuar mbrojtësin anësor De Sciglion.
Trajneri Massimiliano Allegri e kishte sjell De Sciglion në ekipin e parë të Milanit dhe tani dëshiron ribashkimin e tij në Torino.
23-vjeçari thuhej se po kërkohet edhe nga Barcelona pas paraqitjeve të tij të mira me Italinë në Euro 2016.