Vjollca Gjoka, 46-vjeçarja e arrestuar në operacionin e antidrogës “Tangent” nga Policia e Tiranës duket se ka pasur një rol të rëndësishëm në grupin e trafikimit të kokainës. Ajo ishte pjesë e grupit kriminal të Gjergj Çukalit, të njohur ndryshe edhe si i forti i rrugës “Myslym Shyri”. Me aktivitetin e shitjes së kokainës grupi kriminal dyshohet se arrinte të ardhurat mujore rreth 50 mijë euro në muaj. Për menaxhimin e një shume kaq të madhe dyshohet se kujdesej 46-vjeçarja. Gjatë kontrollit në banesën e saj policia ka gjetur një fletore në të cilën 46-vjeçarja është kujdesur të shkruajë çdo dozë të shitur. Kështu në muajin mars, ajo ka tregtuar 129 copë, në prill 103 copë, në maj 120 copë, në qershor 105 cope, dhe deri në 10 korrik kishte arritur të shiste vetëm 33 copë. Ndërkaq Sektori për Krimin e Organizuar po heton edhe pasuritë e vëna nga aktiviteti kriminal i anëtarëve të grupit./ Doriana Bezat News 24