Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mike Johnson rizgjidhet kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve

2025/01/04 at 8:27 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Mike Johnson rizgjidhet kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve

Mike Johnson u rizgjodh kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të premten pas një raundi të gjatë votimi që vuri në dukje ndasitë e vazhdueshme mes Partisë Republikane në Kongres.

Fillimisht ai u duk se nuk arriti të siguronte votat që i duheshin për të mbajtur rolin e udhëheqësit, por dy republikanë, që fillimisht nuk mbështetën atë, ndryshuan qëndrim duke votuar për të, pas më shumë se një orë e gjysmë negociatash. Ai u rizgjodh me 218 vota, minimumi i votave të nevojshme.

Republikanët e kontrollojnë Dhomën e Përfaqesuesve me një shumicë të ngushtë 219 -215.

Votimi ishte një provë e hershme mbi aftësinë e Partisë Republikane për të qenë e bashkuar ndërsa synon të çojë përpara agjendën e Presidentit të zgjedhur Donald Trump për shkurtim të taksave dhe forcim të sigurinë kufitare. Procesi po ashtu vuri në provë ndikimin e zotit Trump në Kapitol, ku një grusht republikanësh kishin shfaqur dëshirën për ta sfiduar.

Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve janë përballur me ndasi të brendshme gajtë dy vjetëve të fundit.

Zoti Johnson e mori detyrën pasi Partia Republikane e shkarkoi paraardhësin e tij Kevin McCarthy në mes të mandatit të këtij të fundit.

Dy vjet më parë, zoti McCarthy u zgjodh në krye të Dhomës së Përfaqësuesve pas 15 raundesh votimi.

Në këtë legjislaturë të re, republikanët do të kenë edhe kontrollin e Senatit, që deri më tani ishte mbajtur nga demokratët.

Republikanët do të kenë shumicën 53 – 47, shumë më pak se 60 votat që nevojiten për miratimin e pjesës së më të madhe të akteve ligjore.

Me betimin e zotit Trump në 20 janar, republikanët do kenë kontrollin e të tre degëve të qeverisjes në 2 dhomat e Kongresit dhe në Shtëpinë e Bardhë.

Tradicionalisht, 100 ditët e para të Presidencës dhe Kongresit të ri paraqesin një periudhë për një agjendë legjislative ambicioze.

“Presidenti i ri do të përqëndrohet tek tarifat, tek kufiri, urdhërat ekzekutivë të lidhur me emigracionin dhe emigrantët, veçanërisht ata nga Meksika dhe vendet myslimane. Dhe më pas ai do të përpiqet për çdo kompromis të mundshëm për të siguruar miratimin e ligjeve për çështje që lidhen me ekonominë, ushqimet, siç preferon ai t’i cilësojë”, shprehet për Zërin e Amerikës përmes platformës Zoom Casey Burgat, profesore pranë universitetit “George Washington”./VOA

Ju sugjerojmë

Vlora “magnet” për investitorët e huaj,ekspertët:Çmimet do të kenë tendencë rritëse
Aktualitet

Vlora “magnet” për investitorët e huaj,ekspertët:Çmimet do të kenë tendencë rritëse

1 Qershor, 2025 4:50 pm
Kosovë, ZRRE: Bizneset e mëdha kalojnë në tregun e hapur të energjisë
Rajoni

Kosovë, ZRRE: Bizneset e mëdha kalojnë në tregun e hapur të energjisë

1 Qershor, 2025 4:33 pm
Përfshihet nga zjarri pylli i Darëzezës në Fier
Aktualitet

Përfshihet nga zjarri pylli i Darëzezës në Fier

1 Qershor, 2025 4:13 pm
Një orë rrugë çdo ditë me kalë për të ardhmen e 4 fëmijëve, sakrifica e një babai
Aktualitet

Një orë rrugë çdo ditë me kalë për të ardhmen e 4 fëmijëve, sakrifica e një babai

1 Qershor, 2025 4:07 pm
Qershori nis me fluks turistësh, plazhet e Vlorës gati për sezonin veror
Aktualitet

Qershori nis me fluks turistësh, plazhet e Vlorës gati për sezonin veror

1 Qershor, 2025 4:05 pm
Dënohet me burg “Aliço” i “Çukurit”
Bota

Dënohet me burg “Aliço” i “Çukurit”

1 Qershor, 2025 3:59 pm
1 Qershori, Presidenti Begaj: Uroj që secili fëmijë të ketë festë në jetën e tij
Aktualitet

1 Qershori, Presidenti Begaj: Uroj që secili fëmijë të ketë festë në jetën e tij

1 Qershor, 2025 3:45 pm
Ukraina: I vështirë zbatimi i armëpushimit/Rusia, gati për raund të II të bisedimeve
Bota

Ukraina: I vështirë zbatimi i armëpushimit/Rusia, gati për raund të II të bisedimeve

1 Qershor, 2025 3:32 pm
Profesori i gjermanishtes kërcënoi me jetë vajzën e Melonit: Kërkoj falje, por…
Bota

Profesori i gjermanishtes kërcënoi me jetë vajzën e Melonit: Kërkoj falje, por…

1 Qershor, 2025 3:25 pm
Kalifornia ndalon qëndrimin e të pastrehëve në kampe/ Vendimi shkakton debate
Bota

Kalifornia ndalon qëndrimin e të pastrehëve në kampe/ Vendimi shkakton debate

1 Qershor, 2025 3:11 pm
Para
Nuk do shkojë në burg, por do dënohet! Vendimi për Trumpin shpallet më 10 janar

Nuk do shkojë në burg, por do dënohet! Vendimi për Trumpin shpallet më 10 janar

Sllovaki: Grindja me Ukrainën për gazin, taktikë shpërqendrimi

Sllovaki: Grindja me Ukrainën për gazin, taktikë shpërqendrimi

1939/ “Vendi ku dua të jem është Shqipëria…”, intervista ekskluzive me Mbretin Zog në Stokholm

1939/ “Vendi ku dua të jem është Shqipëria…”, intervista ekskluzive me Mbretin Zog në Stokholm

TE FUNDIT

Vlora “magnet” për investitorët e huaj,ekspertët:Çmimet do të kenë tendencë rritëse

Vlora “magnet” për investitorët e huaj,ekspertët:Çmimet do të kenë tendencë rritëse
1 Qershor, 2025

Në një artikull të fundit, revista prestigjioze amerikane Forbes e renditi Vlorën në krye të 5 destinacioneve më tërheqëse në...

Lexo më shumë

Kosovë, ZRRE: Bizneset e mëdha kalojnë në tregun e hapur të energjisë

Kosovë, ZRRE: Bizneset e mëdha kalojnë në tregun e hapur të energjisë
1 Qershor, 2025

Zyra e Rregullatorit për Energji bëri të ditur se më 1 qershor bizneset e mëdha kanë kaluar në tregun e...

Lexo më shumë

Përfshihet nga zjarri pylli i Darëzezës në Fier

Përfshihet nga zjarri pylli i Darëzezës në Fier
1 Qershor, 2025

Një zjarr masiv ka përfshirë mesditën e sotme masivin pyjor të Darëzezës. Të favorizuara nga era e fortë flakët janë...

Lexo më shumë

Një orë rrugë çdo ditë me kalë për të ardhmen e 4 fëmijëve, sakrifica e një babai

Një orë rrugë çdo ditë me kalë për të ardhmen e 4 fëmijëve, sakrifica e një babai
1 Qershor, 2025

Rrugëtimi i radhës në “E Diela Ndryshe” e dërgon Arbër Hajdarin dhe Ardit Gjebrean drejt Maliqit të Korçës. Këtë herë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com