Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mijëra qytetarë protestojnë kundër konventës së partisë së ekstremit të djathtë në Gjermani

2025/01/11 at 7:31 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Mijëra qytetarë protestojnë kundër konventës së partisë së ekstremit të djathtë në Gjermani

Mijëra njerëz kanë protestuar kundër një konvente të partisë ekstremit të djathtë – Alternativa për Gjermaninë (AfD) – të shtunën, duke i bllokuar disa rrugë dhe duke e vonuar fillimin e takimit, ku kjo parti e nisi fushatën për zgjedhjet e shkurtit.

Një prani e madhe policore u pa të shtunën në Riesa – në landin lindor Saksoni – i cili është bastion i AfD-së. Policia i largoi disa prej protestuesve nga rrugët.

Megjithatë, konventa dyditore nisi rreth dy orë me vonesë, pasi shumë prej delegatëve nuk mbërritën me kohë për shkak të bllokadave.

AfD-ja e ka nominuar zyrtarisht bashkëkryetaren, Alice Weidel, si kandidate për kancelare të Gjermanisë. Weidel i falënderoi delegatët për “sfidimin e turmës së majtë për të mbërritur këtu”.

Sondazhet tregojnë se AfD-ja është në vendin e dytë në prag të zgjedhjeve të 23 shkurtit, me një mbështetje prej rreth 20 për qind.

Megjithatë, Weidel – e cila këtë javë e zhvilloi një bisedë drejtpërdrejt në X me miliarderin e teknologjisë Elon Musk, i cili ka mbështetur partinë e saj – nuk ka asnjë gjasë reale për t’u bërë lidere e Gjermanisë, pasi partitë e tjera nuk pranojnë të bashkëpunojnë me AfD-në.

Është partia kryesore opozitare, blloku i Unionit, e cila kryeson në sondazhe me rreth 30 për qind dhe kandidati i saj, Friedrich Merz, është favoriti për t’u bërë kancelari i ardhshëm.

Unioni po fokusohet në ringjalljen e ekonomisë së ngecur të Gjermanisë dhe në kufizimin e imigracionit të parregullt.

Të shtunën, Weidel e kritikoi atë si një “parti mashtruesish”, duke i bërë thirrje njerëzve të “votojnë për të mirëfilltën” dhe ta forcojnë partinë e saj.

Weidel bëri thirrje për mbylljen e kufijve të Gjermanisë për imigrantët e paautorizuar dhe për dëbimin e azilkërkuesve.

Ajo premtoi rikthimin në punë të gazsjellësit Nord Stream, i cili u dëmtua në shpërthimet e vitit 2022, menjëherë pasi Rusia e ndërpreu furnizimin e Gjermanisë me gaz. Weidel u prit me duartrokitje të mëdha kur tha se AfD-ja do t’i rrëzojnë të gjitha turbinat e erës – të cilat i përshkroi si “mulli ere të turpit” – nëse vjen në pushtet.

Në një konferencë për shtyp në Hamburg, Merz u përqendrua te oferta e partisë së tij për “ndryshime të thella” pasi koalicioni i paqëndrueshëm dhe kontestuar i qendrës së majtë të kancelarit Olaf Scholz u prish.

Scholz shpreson në fitore befasuese, por sondazhet tregojnë se mbështetja për Socialdemokratët e tij është mes 14-17 për qind.

Qeveria e tij ra në nëntor, kur ai e shkarkoi ministrin e Financave pas një mosmarrëveshjeje për mënyrën e ringjalljes së ekonomisë, duke e çuar Gjermaninë në zgjedhje të parakohshme.

Scholz pranoi të shtunën se ishin bërë gabime dhe tha se “ndoshta duhet ta kisha prishur koalicionin më herët.”

Por, ai tha se është koha të shohim përpara. “Le të luftojmë”, tha ai për delegatët në një kongres partie në Berlin, ku ai u konfirmua zyrtarisht si kandidat për kancelar.

Ai akuzoi Unionin e Merzit për mungesë të planeve serioze për t’u marrë me problemet e Gjermanisë./ REL

Ju sugjerojmë

Ministria e Jashme apel shqiptarëve në Iran: Ja ku mund të kontaktoni për ndihmë
Aktualitet

Ministria e Jashme apel shqiptarëve në Iran: Ja ku mund të kontaktoni për ndihmë

11 Janar, 2026 10:53 pm
Protestat e dhunshme, vritet zyrtari i lartë iranian nga demonstruesit në Mashhad
Bota

Protestat e dhunshme, vritet zyrtari i lartë iranian nga demonstruesit në Mashhad

11 Janar, 2026 9:26 pm
Sulmet në Venezuelë, Trump: Kemi kapur dhe nxjerrë jashtë vendit Maduron
Bota

Venezuela nuk ka vetëm naftë, por edhe minerale strategjike që i duhen SHBA-së

11 Janar, 2026 8:29 pm
Studimi/ 1 në 5 persona në Gjermani mendon të largohet nga vendi
Bota

Studimi/ 1 në 5 persona në Gjermani mendon të largohet nga vendi

11 Janar, 2026 6:37 pm
Trump sulmon gazetaren e ABC News: Je personi më bezdisës në të gjithë vendin
Bota

Trump paralajmëron Kubën: Duhet të bëjnë një marrëveshje me ne para se të jetë vonë

11 Janar, 2026 5:35 pm
Bombardimet e SHBA/Berisha: Thirrje e fuqishme për përmbysjen e diktaturës në Iran
Politikë

Protestat në Iran, Berisha: Diktatura e Ajetollahëve, në grahmat e fundit

11 Janar, 2026 4:35 pm
I morën 40 000 euro një personi duke e mashtruar, identifikohen autorët, 3 në pranga
Kronikë

I morën 40 000 euro një personi duke e mashtruar, identifikohen autorët, 3 në pranga

11 Janar, 2026 3:30 pm
Rreth 116 të vrarë nga protestat në Iran, Trump: Gati të ndërhyjmë
Bota

Rreth 116 të vrarë nga protestat në Iran, Trump: Gati të ndërhyjmë

11 Janar, 2026 3:14 pm
SHBA-të u bëjnë thirrje qytetarëve amerikanë të largohen nga Venezuela
Bota

SHBA-të u bëjnë thirrje qytetarëve amerikanë të largohen nga Venezuela

11 Janar, 2026 3:12 pm
Deklarata për drejtësinë, Berisha: Rama i quan injorantë prokurorët, të ngrihemi
Kryesore

Deklarata për drejtësinë, Berisha: Rama i quan injorantë prokurorët, të ngrihemi

11 Janar, 2026 2:33 pm
Para
Mbi 12 mijë ndërtesa të shkrumbuara dhe 11 të vdekur/ Trishtim dhe frikë mes banorëve në Los Anxhelos pas zjarreve shkatërruese

Mbi 12 mijë ndërtesa të shkrumbuara dhe 11 të vdekur/ Trishtim dhe frikë mes banorëve në Los Anxhelos pas zjarreve shkatërruese

Moti i keq/ Pezullohet nga nesër lundrimi i trageteve në linjën Durrës-Bari

Moti i keq/ Pezullohet nga nesër lundrimi i trageteve në linjën Durrës-Bari

I kërkuar për grup të strukturuar kriminal, arrestohet në Angli Edison Muceku

I kërkuar për grup të strukturuar kriminal, arrestohet në Angli Edison Muceku

TE FUNDIT

Ministria e Jashme apel shqiptarëve në Iran: Ja ku mund të kontaktoni për ndihmë

Ministria e Jashme apel shqiptarëve në Iran: Ja ku mund të kontaktoni për ndihmë
11 Janar, 2026

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët që jetojnë...

Lexo më shumë

Protestat e dhunshme, vritet zyrtari i lartë iranian nga demonstruesit në Mashhad

Protestat e dhunshme, vritet zyrtari i lartë iranian nga demonstruesit në Mashhad
11 Janar, 2026

Televizioni shtetëror iranian raportoi se një zyrtar i lartë i forcave të sigurisë u vra mbrëmjen e sotme në qytetin...

Lexo më shumë

Venezuela nuk ka vetëm naftë, por edhe minerale strategjike që i duhen SHBA-së

Sulmet në Venezuelë, Trump: Kemi kapur dhe nxjerrë jashtë vendit Maduron
11 Janar, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se kompanitë amerikane do të kenë akses në rezervat e mëdha të naftës së...

Lexo më shumë

Studimi/ 1 në 5 persona në Gjermani mendon të largohet nga vendi

Studimi/ 1 në 5 persona në Gjermani mendon të largohet nga vendi
11 Janar, 2026

Sipas një sondazhi të kryer së fundmi, një në pesë persona në Gjermani po mendon të largohet nga vendi. Studimi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com