Kompania më e madhe prodhuese në botë e dorezave plastike “Top Glove”, pritet të mbyllë më shumë se gjysmën e fabrikave, pasi rreth 2500 punonjës kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Kompania “Top Glove” me bazë në Malajzi, ka pasur një numër të lartë kërkesash për pajisje mbrojtëse që nga fillimi i pandemisë, por tani është drejt mbylljes së disa fabrikave për të parandaluar përhapjen e virusit tek të tjerët.
Aktualisht janë kontrolluar rreth 5,800 punonjës dhe 2,453 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
“Top Glove” përbëhet nga 41 kompani të gjitha të vendosura në Malajzi, ku shumica e punëtorëve janë emigrantë nga Nepali. /Opinion.al