Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Midis kortezisë për Shqipërinë dhe raportit për Qeverinë

2016/04/19 at 5:00 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Fëmijët në mes janë tepër

Nga PREÇ ZOGAJ


Vizita e Kryeministrit Edi Rama dhe shpurës shoqëruese në Shtëpinë e Bardhë është e rrallë në llojin e saj për nga mënyra si është zhvilluar, diçka as private, as zyrtare; diçka mes të dyjave dhe jashtë të dyjave, që nuk di kush si ta emërtojë.

Zëvendëspresidenti Biden ishte ftuesi, por nuk zhvilloi bisedime sipas protokollit.

Presidenti Obama nuk ishte ftuesi, por “iu bashkua takimit” dhe mori kohën e bisedës. Në këtë prerje, vizita humbi si vizitë pune. Por u lartësua ndërkaq si vizitë kortezie dhe falënderimi ndaj Shqipërisë dhe qeverive të saj, përfshirë pa dyshim qeverinë aktuale “Rama”. Përse? Për angazhimet e tyre përkrah SHBA­ve në përgjithësi.

Për pranimin e muxhahedinëve në veçanti. Për Shqipërinë ku amerikanët janë e do të jenë gjithnjë në shtëpinë e tyre. Nga një anë të vjen mirë që Rama me shokë janë pritur ashtu, pa përkujdesjen klasike protokollare, si tanët, në një takim relaksues për gjithë të pranishmit.

Nga ana tjetër, mungesa e solemnitetit dhe shenjave kombëtare të palës së ftuar të lë shijen e një qoke, siç themi në të folurën tonë popullore. Në fakt, kur merret e zbërthehet, së paku me çfarë është deklaruar nga njoftimi që nxori Shtëpia e Bardhë dhe nga vetë

Kryeministri shqiptar, nga gjithë vizita mbetet vetëm një lajm: Rama u prit në Shtëpinë e Bardhë. Mirë për ëndrrën e tij. Mirë edhe për vendin tonë. Partneriteti strategjik me SHBA­të kalon domosdoshmërisht përmes qeverive të radhës. Sado që është gjithnjë përtej tyre.

Por qëndrimi zyrtar i SHBA­ve për zhvillimet në Shqipëri dhe në botë gjen shprehje në raportin vjetor të Departamentit të Shtetit. Botimi i tij kësaj radhe përkoi në kohë me vizitën e Ramës në Uashington. Zhurma për vizitën e eklipsoi për momentin vëmendjen ndaj pjesëve kritike dhe shumë kritike të këtij raporti për gjendjen e korrupsionit në Shqipëri. Por e shkruara mbetet. Raporti mbetet. Është e vërtetë se korrupsioni ka qenë gjithnjë në fokus të raporteve të Departamentit Amerikan për Shqipërinë, por raporti i fundit për gjendjen gjatë vitit 2015 ka të veçanta. Aty theksohet e zezë në të bardhë se korrupsioni, si problemi më i madh në Shqipëri, është përhapur në të gjitha degët e qeverisjes. Kjo nuk ka ndodhur më parë. Ka pasur adresime të shtrirjes së korrupsionit në pjesë të ndryshme të pushtetit, por jo në të gjitha degët e qeverisjes. Kjo do të thotë se korrupsioni në qeverinë dhe qeverisjen e sotme është total, është kudo, nuk është përjashtim, por rregull, nuk është sëmundje e lokalizuar në një pjesë të korpusit qeveritar, por është gjendje, është kalbëzim nga majat e këmbëve në fijen e flokut, siç thotë populli.

Kjo është e reja, ky është “zhvillimi” që ka sjellë qeveria e Ramës dhe Metës: e shtriu korrupsionin në të gjitha degët e saj. Raporti nominon degët më të zeza të pemës së zezë të korrupsionit. Përmendet sistemi i Drejtësisë, problem i bartur, por sigurisht i përkeqësuar nën qeverisjen e sotme.

Pas Drejtësisë, përmendet sistemi shëndetësor. Tenderët dhe koncesionet korruptive, pa të ngjashëm në botë, në shëndetësinë shqiptare kanë skandalizuar edhe aleatin strategjik. Kurba është vërtet tronditëse. Erdhën me premtimin e shëndetësisë falas dhe ndërtuan në harkun e dy vjetëve shëndetësinë më të korruptuar.

Të gjitha këto tregojnë se raporti i Departamentit të Shtetit nuk flet thjesht për të ashtuquajturin “korrupsion të përhershëm të sistemit”, por pikësëpari për korrupsionin e sotëm të përhapur në të gjitha degët e qeverisë së sotme.

Në përpjekjen për të zhurmuar e relativizuar të vërtetën e rëndë, zoti Rama përdori gjuhëspërdredhjen. Nuk bëjmë magji, nuk kemi premtuar të bëjmë magji, tha. Është e vjetër kjo. Të justifikohesh me mosmbajtjen e një premtimi magjik që nuk ta ka kërkuar kush dhe nuk e pret kush. Magji nuk ka bërë. As ka për të bërë. As pret kush të bëjë. Por e ka bërë më keq. Shumë më keq. Për këtë duhet të japë përgjigje para shtypit, qytetarëve, opozitës, partisë së tij.

Me raportin e Departamentit të Shtetit në dorë. Unë nuk kam asgjë dhe nuk jam kundër që, kur flasim për marrëdhëniet me SHBAtë, të referojmë edhe fotot me politikanët e lartë amerikanë, edhe shtrëngimin e duarve me ta, edhe kortezinë diplomatike të miqve tanë. Por duhet ta dimë se fjala e SHBA­ve për ne, busulla e SHBA­ve për ne është ajo që shkruhet në dokumentin e saj kryesor të vitit, që është raporti i Departamentit të Shtetit. Fotot dhe duarshtrëngimet janë kortezi. Raporti është notë për qeverinë. Në radhë të parë.

/Marrë nga Panorama



Ju sugjerojmë

Shëndeti mendor në Shqipëri po përkeqësohet, mjekët…
Aktualitet

Librazhd/Në kushte depresioni, 33-vjeçari konsumon pesticide

4 Korrik, 2025 12:29 pm
Rama ”ngre në këmbë” edhe ministrat, ndan detyrat për kryeqytetin. Në fokus…
Aktualitet

Rama ”ngre në këmbë” edhe ministrat, ndan detyrat për kryeqytetin. Në fokus…

4 Korrik, 2025 12:20 pm
VIDEO/”S’je robot, o shok”!Ja si e uroi Akademia Politike e PS kryeministrin Rama
Aktualitet

VIDEO/”S’je robot, o shok”!Ja si e uroi Akademia Politike e PS kryeministrin Rama

4 Korrik, 2025 12:14 pm
Iu bindën “ultimatumit” të Ramës/21 drejtorët në Bashkinë Vlorë që dhanë dorëheqjen
Aktualitet

Iu bindën “ultimatumit” të Ramës/21 drejtorët në Bashkinë Vlorë që dhanë dorëheqjen

4 Korrik, 2025 11:52 am
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Situata me zjarret, MM: Gjatë 24 orëve të fundit 21 vatra, 4 janë ende aktive

4 Korrik, 2025 11:48 am
Atentati ndaj Arjan Ndojës/Alibej:Do ta ekzekutonin me snajper, Plarent Dervishaj…
Kronikë

Atentati ndaj Arjan Ndojës/Alibej:Do ta ekzekutonin me snajper, Plarent Dervishaj…

4 Korrik, 2025 11:41 am
Dita e Pavarësisë së SHBA/Ambasada amerikane uron me fjalët e Trump: Me një fletë…
Aktualitet

Dita e Pavarësisë së SHBA/Ambasada amerikane uron me fjalët e Trump: Me një fletë…

4 Korrik, 2025 11:31 am
Ndryshimet në Polici/ Gara për kreun në 5 komisariate në vend, zbardhet lista
Aktualitet

Ndryshimet në Polici/ Gara për kreun në 5 komisariate në vend, zbardhet lista

4 Korrik, 2025 11:27 am
(VIDEO) Romë/ Shpërthim në një pikë karburanti, 21 persona mbetën të plagosur
Bota

(VIDEO) Romë/ Shpërthim në një pikë karburanti, 21 persona mbetën të plagosur

4 Korrik, 2025 11:18 am
Pas vizitës ‘blic’ të Ramës, nisin largimet në bashkinë Vlorë
Aktualitet

Pas vizitës ‘blic’ të Ramës, nisin largimet në bashkinë Vlorë

4 Korrik, 2025 11:03 am
Para
Sekuestrohet ish-hotel “Vollga”, u përvetësua nga Shullazi

Zbulohet emri i personit që i dhuroi ‘Vollgën’ Shullazit

Shullazi, ‘pronar’ i Durrësit, zbulohen të tjera zhvatje ndaj biznesmenëve

Shullazi, ‘pronar’ i Durrësit, zbulohen të tjera zhvatje ndaj biznesmenëve

Foto/ Zonja e parë e Brazilit 43 vjet më e re se Presidenti

Foto/ Zonja e parë e Brazilit 43 vjet më e re se Presidenti

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Librazhd/Në kushte depresioni, 33-vjeçari konsumon pesticide

Shëndeti mendor në Shqipëri po përkeqësohet, mjekët…
4 Korrik, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Librazhd, ku një 33-vjeçar ka konsumuar pesticide në kushte depresioni....

Lexo më shumë

Rama ”ngre në këmbë” edhe ministrat, ndan detyrat për kryeqytetin. Në fokus…

Rama ”ngre në këmbë” edhe ministrat, ndan detyrat për kryeqytetin. Në fokus…
4 Korrik, 2025

Në mbledhjen një orë në selinë rozë, kryeministri Edi Rama ka ndarë detyrat për kryeqytetin. Puna në bashkinë Tiranë do...

Lexo më shumë

VIDEO/”S’je robot, o shok”!Ja si e uroi Akademia Politike e PS kryeministrin Rama

VIDEO/”S’je robot, o shok”!Ja si e uroi Akademia Politike e PS kryeministrin Rama
4 Korrik, 2025

Në ditën e 61-vjetorit të lindjes së Kryeministrit Edi Rama, Akademia Politike e Partisë Socialiste ka zgjedhur ta urojë në...

Lexo më shumë

Iu bindën “ultimatumit” të Ramës/21 drejtorët në Bashkinë Vlorë që dhanë dorëheqjen

Iu bindën “ultimatumit” të Ramës/21 drejtorët në Bashkinë Vlorë që dhanë dorëheqjen
4 Korrik, 2025

Sot, 4 korrik, kanë nisur largimet në bashkinë Vlorë. Janë plot 21 drejtorë në këtë bashki që pas kërkesës e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com