Opozita greke vazhdon t’i fryjë zjarrit se Shqipëria ka pretendime territoriale ndaj Greqisë. Kështu, opozitari Qiriako Micotaqis ka thënë ditën e sotme se qeveria “Cipras” ka humbur besimin e BE-së dhe se Shqipëria po fiton terren çdo ditë.
“Qeveria greke nuk përfillet më nga BE-ja. Shikoni se çfarë bën Shqipëria dhe qëndrimi armiqësor ndaj nesh dhe BE-ja nuk jep asnjë deklaratë. Kjo do të thotë që ata janë të zhgënjyer me Ciprasin dhe po mbështetin krahun tjetër”, ka thënë ai.