Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mickoski kërkon durim për procesin e integrimit në BE

2024/10/18 at 10:28 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Mickoski kërkon durim për procesin e integrimit në BE

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hrisitjan Mickoski, pret që pas vizitës së presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, dhe pas takimeve të tij me përfaqësues ndërkombëtarë, të bëhen analiza të hollësishme për zhbllokimi e procesit të integrimit të shtetit në Bashkimin Evropian.

Mickoski, gjatë një ngjarjeje në Komunën e Gazi Babës, ku mori pjesë në vendosjen e gurthemelit të një shkolle fillore të re, bëri thirrje për durim, duke theksuar se “vendimet e nxituara në shumicën e rasteve nuk janë zgjidhja e duhur”.

“Çdo gjë është në lëvizje. Po udhëtoj këtë fundjavë në Austri, do të jem pjesë e një ngjarjeje në Salzburg, më pas do të kem takime me përfaqësues të lartë të Qeverisë dhe shoqërisë austriake, presidentin, ministrin e Jashtëm. Më pas vjen presidentja e Komisionit Evropian, pastaj kemi një takim të Komunitetit Politik Evropian në Budapest më 7 nëntor, kështu që le të bëjmë një analizë për të parë se si do të funksionojë e gjithë kjo. Nëse arrijmë ta përmbushim qëllimin në këtë mënyrë, nuk do të ngutem për të marrë vendime”, deklaroi të premten Mickoski duke nënvizuar se diktatet për të nuk janë zgjidhje.

“Diktatet, për të qenë i qartë, nuk i pranoj. Për këtë proces është e nevojshme edhe mirëkuptimi nga BE-ja, e cila presim të tregojë të njëjtën besim në të ardhmen evropiane të rajonit tonë, siç është edhe besimi ynë”.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pritet të vizitojë Shkupin më 24 tetor, si pjesë e turneut të saj në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Gjatë kësaj vizite, siç njofton Komisioni Evropian, Von der Leyen do të fokusohet kryesisht në ndihmën që Bashkimi Evropian po u ofron vendeve të rajonit për përshpejtimin e reformave dhe përgatitjeve për përparim më të shpejtë në procesin e integrimeve evropiane.

Për Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, kushti kryesor për vazhdimin e negociatave me BE-në është ndryshimi i Kushtetutës për përfshirjen e minoritetit bullgar në të. Deri më tani, ky proces është anashkaluar. Qeveria ka propozuar që edhe nëse i bënë ato, të jenë me zbatim të prolonguar, një ide kjo që është përjashtuar nga Bashkimi Evropian.

Shefi i delegacionit të BE-së në Shkup, Mikhail Rokas, të shtunën, në një intervistë për agjencinë shtetërore të lajmeve, MIA, deklaroi se anëtarësimi në BE nuk ka alternativë dhe se zgjerimi mbetet politika më e suksesshme e Unionit. Ai shprehu mirëkuptim për propozimin e Qeverisë për zbatimin e vonuar të ndryshimeve kushtetuese, por rikujtoi se aderimi në BE është një proces që kërkon unanimitetin e të 27 vendeve anëtare.

“Zgjerimi është proces i bazuar në unanimitet, të gjithë jemi në dijeni të këtij propozimi të Qeverisë. Është mendimi im modest se vështirë se do të pranohet, siç e shpjegova më parë ka një qëndrim të BE-së nga 27 vendet anëtare në këtë drejtim. Vendimi për ndryshimet kushtetuese është një vendim sovran i Qeverisë, dhe është shumë i rëndësishëm, ne kemi respekt të madh për mënyrën se si Qeveria dëshiron të ecë përpara dhe zgjidhjet që dëshiron të arrijë, por procesi është mjaft i qartë, dhe mund të jetë i menjëhershëm dhe mund të ndodhë shumë shpejt dhe ajo që mund të përsëris është angazhimi i plotë për aderim drejt BE-së, i cili përfshin Maqedoninë e Veriut”, tha ai.

Përderisa Qeveria është e mendimit se ka hapësirë për përmirësim të pozitave të Maqedonisë së Veriut në integrimet evropiane, lideri i partisë opozitare maqedonase të Lidhjes Socialdemokrate (LSDM), Venko Filipçe e ka akuzuar atë për bllokim të procesit.

“Nuk po shohim asgjë konkrete, kurrfarë përpjekjeje për përmirësimin e pozicionit tonë negociator. Përkundrazi, po shohim vetëm përkeqësimin e gjendjes, përkeqësimin e marrëdhënieve dypalëshe, së pari me Greqinë, e më pas edhe me Bullgarinë dhe, për fat të keq, vendimi që ne të ndahemi në rrugën drejt BE-së nga Shqipëria, për shkak se, ashiqare, te ne nuk shikojnë kurrfarë përparimi në BE”, ka deklaruar Filipçe.

Edhe lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim në opozitë, Ali Ahmeti, gjatë një takimi të shtunën me ambasadorin e ri të Bullgarisë në Shkup, Zheljazko Radukov, ka bërë fajtore “Qeverinë me legjitimitet monoetnik” për bllokimin e procesit të anëtarësimit në familjen evropiane.

“Korniza negociuese e miratuar nga Bashkimi Evropian është e qartë dhe duhet të zbatohet për ta vijuar rrugëtimin tonë drejt Brukselit. Komuniteti bullgar në Maqedoninë e Veriut është realitet dhe duhet të përfshihet në Kushtetutë, ndërsa nga kjo nuk humbet asgjë askush, përkundrazi, fitojnë të gjithë. Prioritet i BDI-së është pikërisht vazhdimi i rrugëtimit evropian, prandaj dhe ndryshimet kushtetuese duhet të ndodhin menjëherë, sepse qytetarët presin të bëhemi pjesë e Bashkimit Evropian”, tha BDI-ja përmes një njoftimi./ REL

Ju sugjerojmë

“Nga ora 06:00-18:00 ndalohen automjetet dhe këmbësorët”,ja zona më e bllokuar nesër
Aktualitet

“Nga ora 06:00-18:00 ndalohen automjetet dhe këmbësorët”,ja zona më e bllokuar nesër

14 Maj, 2025 8:20 pm
Rama rendit objektivat e mandatit të katërt:Aeroporte dhe hekurudha,pension 200 euro
Politikë

Rama rendit objektivat e mandatit të katërt:Aeroporte dhe hekurudha,pension 200 euro

14 Maj, 2025 7:55 pm
Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!
Politikë

Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!

14 Maj, 2025 7:46 pm
Fjalimi i fitores, Rama kujton prindërit: Të ma bëjnë hallall!
Politikë

Fjalimi i fitores, Rama kujton prindërit: Të ma bëjnë hallall!

14 Maj, 2025 7:37 pm
Rama:Mes dritës së yjeve të Europës dhe errësirës së gropës, Shqipëria zgjodhi yjet!
Kryesore

Rama:Mes dritës së yjeve të Europës dhe errësirës së gropës, Shqipëria zgjodhi yjet!

14 Maj, 2025 7:30 pm
PS 83 mandate në Kuvend, Rama mban fjalimin e fitores
Kryesore

PS 83 mandate në Kuvend, Rama mban fjalimin e fitores

14 Maj, 2025 7:18 pm
Primaret e PD për Bashkinë e Tiranës, zbulohet emri i kandidatit të tretë
Politikë

Votat nga Greqia, PD apelon vendimin e KAS

14 Maj, 2025 7:02 pm
‘Shkodra Elektronike’ ndan ethet e kualifikimit në finalen e Eurovision
kulture

‘Shkodra Elektronike’ ndan ethet e kualifikimit në finalen e Eurovision

14 Maj, 2025 6:53 pm
Costa mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani
Rajoni

Costa mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani

14 Maj, 2025 6:26 pm
Diaspora, Celibashi zbardh shifrat: Deri më tani janë numëruar 51% e votave
Politikë

Diaspora, Celibashi zbardh shifrat: Deri më tani janë numëruar 51% e votave

14 Maj, 2025 6:20 pm
Para
Kërkimi shkencor/ Ina Zhupa: Bie ndesh me Kushtetutën,Shqipëria shkon drejt regresit në fushën e l shkencës

Kërkimi shkencor/ Ina Zhupa: Bie ndesh me Kushtetutën,Shqipëria shkon drejt regresit në fushën e l shkencës

Horoskopi, 2 maj 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 19 tetor 2024

Pas vendimit të Gjykatës së Romës mbërrin anija italiane në Shëngjin/ Pritet të kthejë në Itali 12 emigrantët

Pas vendimit të Gjykatës së Romës mbërrin anija italiane në Shëngjin/ Pritet të kthejë në Itali 12 emigrantët

TE FUNDIT

“Nga ora 06:00-18:00 ndalohen automjetet dhe këmbësorët”,ja zona më e bllokuar nesër

“Nga ora 06:00-18:00 ndalohen automjetet dhe këmbësorët”,ja zona më e bllokuar nesër
14 Maj, 2025

Të premten, më 16 maj, në Tiranë do të mbahet Samiti i Komunitetit Politik Europian, i cili do të bëjë...

Lexo më shumë

Rama rendit objektivat e mandatit të katërt:Aeroporte dhe hekurudha,pension 200 euro

Rama rendit objektivat e mandatit të katërt:Aeroporte dhe hekurudha,pension 200 euro
14 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur pasditen e sotme nga sheshi 'Skënderbej' fjalimin falenderuespër fitoren e zgjedhjeve të 11 Majit. Ndër...

Lexo më shumë

Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!

Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!
14 Maj, 2025

Në fjalimin e falënderimit pas fitores së zgjedhjeve të 11 Majit, Rama nuk harroi pa përmendur edhe partitë e reja,...

Lexo më shumë

Fjalimi i fitores, Rama kujton prindërit: Të ma bëjnë hallall!

Fjalimi i fitores, Rama kujton prindërit: Të ma bëjnë hallall!
14 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama në fjalimin e tij të fitores, bëri një dedikim edhe për nënën e tij, Aneta Ramën, e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com