“Metro”: Tirana, një zgjedhje ideale për pushime

Tirana ka tërhequr vëmendjen e gazetës britanike ‘Metro”. Muralet gjigande dhe ndërtesat e larta janë dy nga gjërat e para që gazetarja britanike citon në artikullin e saj, pas vizitën në kryeqytetin shqiptar.


Tirana, në pamje të parë ndihet e gjallë. Kryeqyteti shqiptar, me afro 600 mijë banorë, është pak a shumë sa madhësia e lagjes Brent të Londrës, por autoritetet kanë plane ambicioze për të, shkruhet në këtë artikull.

Dhe me historinë e saj të pasur, klimën mesdhetare dhe kuzhinën e shijshme, Tirana është një zgjedhje ideale për pushime të përballueshme në qytet.

Sipas gazetarës britanike, është e pamundur të vizitosh Tiranën pa zbuluar kujtimet e së kaluarës së saj komuniste. Pas rënies së komunizmit në fillim të viteve ’90, Tirana përbëhej kryesisht nga ndërtesa gri, të stilit sovjetik. Ndërsa në fillim të viteve 2000, Edi Rama, kryebashkiaku i atëhershëm dhe tani kryeministër ndërmori nismën për t’i shtuar ngjyrat kryeqytetit.

Tirana, sipas kësaj medie, është një qytet modern evropian me plane të guximshme zhvillimi.

Një masterplan i njohur si “Tirana 2030” synon të transformojë kryeqytetin në një qendër urbane më të gjelbër, më të qëndrueshme dhe teknologjike.

Si atraksione të tjera që u rekomandohen turistëve “Metro” rendit Xhaminë e Et’hem Beut dhe malin e Dajtit.

Ndërsa nuk harron pa përmendur ushqimin e shijshëm të Shqipërisë, që siç shprehet gazetarja britanike është një ndërthurje e shijeve mesdhetare dhe ballkanike.

Klan News



Ju sugjerojmë

Para













TE FUNDIT