Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Metodë e re e fekondimit artificial për të shmangur sëmundjen mitokondriale

2023/07/01 at 6:42 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Metodë e re e fekondimit artificial për të shmangur sëmundjen mitokondriale

Mjekët në Britaninë e Madhe njoftuan se një foshnjë ka lindur përmes një teknike të fekondimit artificial IVF të sapoliçensuar duke përdorur ADN-në e tre personave.


Nëna e fëmijës ka sëmundjen mitokondriale e cila mund të shkaktojë çrregullime, apo edhe vdekje të hershme nëse trashëgohet tek foshnja.

Pothuajse çdo qelizë në trupin tonë kërkon energji për të funksionuar. Kjo energji sigurohet nga trupat mitokondrialë. Sëmundja mitokondriale ndodh kur mitokondria jofunksionale nuk prodhojnë energji të mjaftueshme.

Sëmundja mund të çojë në çrregullime të zemrës ose mëlçisë. Ajo mund të shkaktojë probleme neurologjike, konvulsione dhe humbje të muskujve dhe trashëgohet nga nëna tek fëmija.

Tani mjekët po përdorin një teknikë të re të fekondimit artificial për të parandaluar këtë sëmundje të pashërueshme.

Shkencëtarët në një qendër fertiliteti në Newcastle në veri të Anglisë hoqën të gjitha kromozomet nga veza e një dhurueseje, duke lënë në të vetëm ADN-në mitokondriale.

Pastaj kromozomet e nënës u futën në vezën dhuruese së bashku me spermën e babait.

Procedura është e liçencuar nga rregullatori i qeverisë britanike i quajtur Autoriteti i Fertilizimit Njerëzor dhe Embriologjisë.

Dagan Wells është profesor i gjenetikës riprodhuese në Universitetin e Oksfordit.

Ai shpjegon se procedura është e mundur sepse çdo vezë përmban ADN mitokondriale.

“Në çdo qelizë të trupit tonë, me përjashtim të qelizave të kuqe të gjakut, ne kemi mijëra trupa të vegjël mitokondrial. Gjëja interesante rreth tyre është se ato përmbajnë një pjesë shumë të vogël të ADN-së. Puna e tyre kryesore në qelizë është të prodhojnë energji”.

Zoti Wells beson se kjo teknikë mund të jetë një zgjidhje për një numër të konsiderueshëm njerëzish.

Sipas tij, 3-4 mijë gra vetëm në Mbretërinë e Bashkuar janë në rrezik të transmetimit të çrregullimeve të ADN-së mitokondriale dhe rreth një në 5000 fëmijë lindin me këtë çrregullim.

Ai shpjegon se procesi transferon më pak se 1 përqind të ADN-së mitokondriale të nënës.

“Kjo teknikë heq materialin gjenetik të dhurueses nga veza. Pra, në të vërtetë, është një veze boshe. Ajo përmban trupa mitokondri aldhe gjëra të tjera, por nuk ka material gjenetik nga dhuruesja. Më pas transferohet materiali gjenetik i pacientes, kromozomet e saj, në atë vezë. Pra, tani veza ka ADN-në e pacientes. Ne shohim se më pak se 1% e totalit të mitokondrias kalon së bashku me materialin gjenetik të nënës. Kjo nuk duhet të jetë shkak për shqetësim. I vetmi problem është se është vërejtur se herë pas here mund të keni një shpërthim të papritur të mitokondrive që janë transferuar me materialin gjenetik”, thotë zoti Wells.

Sipas studiuesit, për shkak se teknologjia është e re, dihet pak për pasojat afatgjata. Ai thotë se është mbledhur pak informacion rreth studimeve në mbarë botën.

“Studime ndjekin pak ose aspak atë që ndodh më pas. Kështu ne nuk dimë shumë rreth tyre në shumicën e rasteve, të paktën ku ky process është bërë kjo për të shmangur një çrregullim mitokondrial. //Në një farë mënyre, është mirë që kjo procedurë po bëhet e liçensuar dhe me rregullore shumë të rrepta brenda Britanisë. Kur rezultatet të shpërndahen plotësisht publikisht, ato do të jenë shumë të detajuara dhe me të vërtetë do të kuptojmë shumë më mirë nëse kjo teknikë po funksionon mirë, apo nëse ka disa mangësi apo disa probleme”, thotë Wells.

Zoti Wells nuk beson se kjo metodë megjithatë do të përdoret gjerësisht si një trajtim për infertilitetin.



Ju sugjerojmë

Modriç largohet nga Real Madrid
Sport

Modriç largohet nga Real Madrid

22 Maj, 2025 8:28 pm
Komisionerja e BE-së i kërkon kryeministrit të Serbisë bashkëpunim për reforma
Kryesore

Hapja e grup-kapitullit të tretë të negociatave me BE, Marta Kos: Urime Shqipërisë!

22 Maj, 2025 8:23 pm
Cilat prej masave ndëshkuese ka filluar BE-ja t’ia heqë Kosovës?
Rajoni

Cilat prej masave ndëshkuese ka filluar BE-ja t’ia heqë Kosovës?

22 Maj, 2025 8:05 pm
Trump bisedë telefonike me Netanyahu, ja çfarë biseduan dy liderët
Bota

Trump bisedë telefonike me Netanyahu, ja çfarë biseduan dy liderët

22 Maj, 2025 7:39 pm
Konferenca e 5-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Hasani: Reflektim i progresit…
Aktualitet

Konferenca e 5-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Hasani: Reflektim i progresit…

22 Maj, 2025 7:07 pm
GJKKO i caktoi “arrest në shtëpi”, kthehet në Shqipëri Ajola Xoxa
Kryesore

SPAK sekuestroi pronën e Veliajt dhe Xoxës,avokatët:Përpjekje për të dëmtuar imazhin

22 Maj, 2025 7:02 pm
Kallas bën thirrje për zhbllokim të ngërçit politik në Kosovë
Rajoni

Kallas bën thirrje për zhbllokim të ngërçit politik në Kosovë

22 Maj, 2025 6:25 pm
Erdogan: Të gatshëm të garantojmë zgjidhjen e konfliktit në Gaza
Bota

“Nuk kandidoj për president”, Erdogan: Ky është mandati im i fundit, por…

22 Maj, 2025 6:13 pm
Proda: Do të krijojmë Akademinë e Policisë për Ballkanin Perëndimor në Tiranë
Aktualitet

Proda: Do të krijojmë Akademinë e Policisë për Ballkanin Perëndimor në Tiranë

22 Maj, 2025 5:53 pm
Kryeministri Rama: Helikopterët Black Hawk do të kenë hangarin e tyre të dedikuar!
Politikë

Kryeministri Rama: Helikopterët Black Hawk do të kenë hangarin e tyre të dedikuar!

22 Maj, 2025 5:46 pm
Para
Rebelimi i Wagner në Rusi ka ekspozuar pasiguri

Rebelimi i Wagner në Rusi ka ekspozuar pasiguri

Basha takim me demokratët e Korçës: Gati për ndryshimin e madh

Basha takim me demokratët e Korçës: Gati për ndryshimin e madh

Gjenerali amerikan: Kundërofensiva ukrainase do të jetë e gjatë dhe e përgjakshme

Gjenerali amerikan: Kundërofensiva ukrainase do të jetë e gjatë dhe e përgjakshme
















TE FUNDIT

Modriç largohet nga Real Madrid

Modriç largohet nga Real Madrid
22 Maj, 2025

Luka Modriç ka njoftuar largimin e tij nga Real Madridi në fund të sezonit. Kroati 39-vjeçar, ka qenë pjesë e...

Lexo më shumë

Hapja e grup-kapitullit të tretë të negociatave me BE, Marta Kos: Urime Shqipërisë!

Komisionerja e BE-së i kërkon kryeministrit të Serbisë bashkëpunim për reforma
22 Maj, 2025

Shqipëria ka çelur ditën e sotme grupkapitullin e tretë të negociatave me Bashkimin Evropian. Lidhur me këtë ngjarje të rëndësishme...

Lexo më shumë

Cilat prej masave ndëshkuese ka filluar BE-ja t’ia heqë Kosovës?

Cilat prej masave ndëshkuese ka filluar BE-ja t’ia heqë Kosovës?
22 Maj, 2025

Bashkimi Evropian më në fund ka nisur t’ia heqë dalëngadalë masat Kosovës, pas gati dy vjetësh, por me kusht që...

Lexo më shumë

Trump bisedë telefonike me Netanyahu, ja çfarë biseduan dy liderët

Trump bisedë telefonike me Netanyahu, ja çfarë biseduan dy liderët
22 Maj, 2025

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike me  kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu. Lajmi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com