Ervin Mete i ka përcjellë detyrën Ministrit të ri të Financave, Petrit Malaj, pas votimit në Kuvend dhe ceremonisë së betimit në Presidencë.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Mete ka shprehur mirënjohje dhe falenderime për Kryeministrin.
Ai ka falënderuar edhe stafin e Ministrisë së Financave për bashkëpunimin.
“Duke i përcjellë detyrën Ministrit të ri.
Mirënjohës dhe falënderues ndaj Kryeministrit që më besoi një detyrë me përgjegjësi kaq të lartë.
Falenderime për stafin e Ministrisë së Financave për atë që kemi arritur së bashku gjatë kësaj periudhe. Besoj ka qenë një rrugëtim konsolidues për institucionin dhe financat publike, që uroj të vijojë më tej,” shkruan ish-Ministri i Financave.