Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka uruar qytetarët dhe klasën politike në Kosovë pë zgjedhjet e mbajtura ditën e djeshme.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, kreu i Shtetit deklaroi se qytetarët e Kosovës dhe klasa e saj politike i treguan botës së shteti i tyre është funksional dhe një shembull demokracie në një rajon që ende vuan nga autoritarizmi dhe pamundësimi i zgjedhjeve tërësisht të lira, si ato që e gjithë bota ndoqi dje në Kosovë.
Postimi i Presidentit Ilir Meta
“Zgjedhjet e djeshme në Kosovë, një shembull i shkëlqyer i funksionimit të demokracisë dhe i besimit te demokracia dhe vota e lirë.
Urime qytetarëve të Kosovës dhe klasës politike, që i treguan mbare botës se shteti i Kosovës është jo vetëm tërësisht funksional, por edhe një shembull i demokracisë në rritje, në një rajon që ende vuan nga autoritarizmi dhe pamundësimi i zgjedhjeve tërësisht të lira, si ato që e gjithë bota ndoqi dje në Kosovë!”