Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meta tregon nëse deklaratat e Ramës për Trump do ndikojnë në marrëdhëniet me SHBA-të

2017/01/17 at 9:21 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Meta tregon nëse deklaratat e Ramës për Trump do ndikojnë në marrëdhëniet me SHBA-të

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta është i ftuar sot në emisionin “Studio e Hapur” të Eni Vasilit në “News24”. Ai u pyet për deklaratat e Ramës për Trump dhe tha se ato nuk ndikojnë në marrëdhëniet mes dy vendeve.


“Unë mendoj që kjo është e tepërt, pasi marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Shqipërisë janë strategjike dhe jo marrëdhënie personale mes liderëve. Nuk mendoj se do të ndryshojë gjë në marrëdhëniet tona”, tha Meta, duke konfirmuar pjesëmarrjen e tij në ceremoninë e presidentit të zgjedhur Trump.

INTERVISTA

Faleminderit që pranuat ta hapim bashkë këtë sezon, si një nga lojtarët më të mirë të shahut në politikën shqiptare! Jeni dakord?

Është një frymëzim që e keni zgjedhur vetë.

Një javë më parë në këtë studio disa nga analistët më të njohur të shtypit ranë dakord, të paktën për një gjë, është e vështirë të bien dakord, për faktin që njeriu i vitit sipas tyre ishte Ilir Meta dhe nëse do ishte një ide, do të ishte konsensusi ideja e vitit. A shikoni një lidhje midis tyre: Ilir Metës dhe konsensusit?

Unë shikoj një lidhje midis dëshirës së shumicës së qytetarëve shqiptarë për të pasur reformë në drejtësi, pra mbi 90 e ca për qind ka qenë vazhdimisht me aktin e ndryshimit kushtetues, ishte konsensusi. E shikoj si një domosdoshmëri dhe nuk e shikoj detyrimisht lidhur me emrin tim apo me emrin e kujtdo tjetër, ishte një domosdoshmëri, ku secili duhet të bënte detyrën e tij. Shpresoj ta kem bërë atë me sa kam mundur.

Do të doja të dija diçka më shumë për vizitën tuaj në SHBA. Është folur shumë vitet e fundit. Vizitat në Amerikë gjatë vitit 2016 nuk kanë qenë të pakta për ju. Çfarë ndodh? Ka ndonjë lloj flirti politik, ndonjë lloj dashurie që nuk e dimë?

Nuk bëhet fjalë as për flirt dhe për dashuri, bëhet fjalë për vitalizimin e mëtejshëm të një marrëdhënie, në radhë të parë midis dy vendeve. Të një partneriteti dhe aleance strategjike, aq më tepër në kushtet kur ka ndodhur apo po ndodh një ndryshim i rëndësishëm, jo vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por mendoj në të gjithë botën me zgjedhjen e Presidentit të ri, Trump.

Natyrisht është një vizitë që synon për të takuar shumë nga drejtuesit e Kongresit dhe të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një pjesë e të cilëve janë rizgjedhur apo janë zgjedhur për herë të parë në postet drejtuese, por edhe për të falënderuar zyrtarë të lartë të administratës aktuale me të cilët kemi bashkëpunuar.

Sigurisht, edhe për të zhvilluar kontakte me zyrtarë të administratës së ardhshme në vijim të një raporti të konsoliduar, do të thosha jo vetëm midis dy vendeve, por edhe në raportin tim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili është shumë i hershëm.

Ju jeni përfaqësuesi më i lartë i maxhorancës apo koalicionit qeverisës në këtë ceremoni, në mos gaboj qeveria përfaqësohet me një ministër. A mendoni se do ndiheni në siklet po të kemi parasysh një lloj trashëgimie të dyshimtë për shkak të deklaratave të z. Rama në lidhje me zgjedhjen e Trump-it?

Unë besoj se ky është një debat, i cili është mjaft i tepërt, duke pasur parasysh, besoj, faktin që marrëdhëniet tona janë strategjike, nuk janë marrëdhënie midis individëve.
Së dyti, jam i bindur që Shqipëria do të vazhdojë të jetë një vend i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky raport edhe institucional, edhe strategjik do të thellohet dhe do të përforcohet më tej.

Për deklaratat e z. Rama, a mendoni se ishin të nxituara? A do të krijojnë terma afatgjatë ndonjë kosto, apo do të na duhet të presim për të gjitha këto?
Nuk mendoj se deklaratat do të krijojnë kosto. Për në është e rëndësishme të demonstrojmë kapacitetet tona për të qenë partnerë të aftë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në kohët e reja, sepse duket se do të kemi dinamika të reja. Z. Trump duket se është larg stilit burokratik.

Po, deri tani e ka dëshmuar. Le të shikojmë se çfarë do të bëjë në Zyrën Ovale, mbetet për t’u parë. Është një kuriozitet për të gjithë botën, kjo apo jo?
Patjetër! Padyshim që ka një stil tjetër.

Ju e besonit zgjedhjen e Trump-it si President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës? Pakkush në fakt do të vinte bast për zgjedhjen e tij…

Natyrisht që nuk ka qenë e lehtë për t’u besuar një gjë tillë, por pas fitores brenda Partisë Republikane, ku ishin emra mjaft të mëdhenj si Jebb Bush apo Cruz Rubio, Kristy e kështu me radhë, fitorja e tij ishte e lehtë brenda Partisë Republikane. Sigurisht që i rriste mjaft mundësitë e tij. Në fund fare, në Amerikë ka gjithmonë dy kandidatë; dukej qartë se Amerika kërkonte një ndryshim, dhe këtë ndryshim e gjeti tek natyra e z. Trump.

Një natyrë trasgresive, agresive ndaj medies tradicionale, mund ta quajmë në njëfarë mënyre, apo jo? ë shumë sulmoi….

Në fakt, unë mendoj se zgjedhja e tij dhe fushata amerikane ka sjellë një revolucion në konceptimin e mediave, në relativizmin e supermediave, të cilat mendonin se përcaktonin zgjedhjet, shpeshherë me sondazhe të pavërteta, të fabrikuara, siç doli në këto zgjedhje dhe siç ndodhi edhe në referendumin e Britanisë e Madhe.
Natyrisht, ndoshta ishte edhe një reagim i amerikanëve ndaj kësaj lidhjeje kaq të fortë të medias me botën financiare, të cilat kërkojnë të imponojnë zgjedhje të caktuara. Në këtë rast, padyshim që kjo do të sjellë edhe një konceptim të ri për rolin e mediave dhe për raportin e tyre me të vërtetën dhe për raportin e tyre me të vërtetën e me qytetarët.

Meqë jemi te mediat, BIRN, në një artikull investigativ deklaron se LSI-ja ka paguar për praninë tuaj në ceremoni. Ka diçka të vërtetë? Një kompani lobimi, sipas BIRN-it…

Nuk dëshiroj të merrem me mediat e Sorosit ose pranë Sorosit. Për këtë nuk jam duke investiguar, por Lëvizja Socialiste për Integrim ka qenë dhe mbetet gjithnjë një forcë mjaft transparente, e cila respekton ligjet shqiptare, në radhë të parë, ato amerikane dhe evropiane. Padyshim kushdo është i lejuar që të thellojë më tej investigimet në këtë drejtim.

 



Ju sugjerojmë

Lavrov: Perëndimi nuk duhet të shqetësohet, Rusia doli më e fortë nga të gjitha problemet
Bota

Afati 50-ditor, Lavrov: Rusia kërkon sqarime nga Trump

15 Korrik, 2025 6:29 pm
“Një në dhjetë fëmijë në Gaza është i kequshqyer”, OKB: Furnizimet po mbarojnë…
Bota

“Një në dhjetë fëmijë në Gaza është i kequshqyer”, OKB: Furnizimet po mbarojnë…

15 Korrik, 2025 5:59 pm
Kosovë/Prokuroria kërkon burgim për të miturin që akuzohet për vrasjen e policit
Rajoni

Kosovë/Prokuroria kërkon burgim për të miturin që akuzohet për vrasjen e policit

15 Korrik, 2025 5:36 pm
Kallas javën e ardhshme viziton Ballkanin Perëndimor
Bota

Ministrat e BE diskutojnë marrëveshjen me Izraelin për t’i rritur ndihmat për Gazën

15 Korrik, 2025 5:16 pm
IKMT shemb me eksploziv ndërtesën e fundit në Theth
Aktualitet

IKMT shemb me eksploziv ndërtesën e fundit në Theth

15 Korrik, 2025 4:59 pm
Makinat e braktisura, problem për hapësirat publike dhe sfidë për policinë
Aktualitet

Makinat e braktisura, problem për hapësirat publike dhe sfidë për policinë

15 Korrik, 2025 4:49 pm
Trumpi dhe Putini pritet të zhvillojnë bisedë telefonike
Bota

A mund ta frikësojnë Putinin kërcënimet e Trump?

15 Korrik, 2025 4:37 pm
Kryeministri i Ukrainës jep dorëheqje si pjesë e ndryshimeve të mëdha në Qeveri
Aktualitet

Kryeministri i Ukrainës jep dorëheqje si pjesë e ndryshimeve të mëdha në Qeveri

15 Korrik, 2025 4:16 pm
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-deputetin socialist Jurgis Cyrbja

15 Korrik, 2025 4:05 pm
Berisha takim me deputetët e Bundestagut gjerman: U fola për farsën e 11 majit
Aktualitet

Berisha takim me deputetët e Bundestagut gjerman: U fola për farsën e 11 majit

15 Korrik, 2025 3:48 pm
Para
Ç’do ndodhë në Uashington mes Metës dhe Bashës?

Koalicion PD-LSI? Flet Ilir Meta: Basha të mos e ngrejë kaq shumë zërin...

Antonio Tajani zgjidhet President i Parlamentit Europian

Antonio Tajani zgjidhet President i Parlamentit Europian

STUDIMI/ Shqiptarët apo serbët, kush janë më të zgjuar?

STUDIMI/ Shqiptarët apo serbët, kush janë më të zgjuar?
















TE FUNDIT

Afati 50-ditor, Lavrov: Rusia kërkon sqarime nga Trump

Lavrov: Perëndimi nuk duhet të shqetësohet, Rusia doli më e fortë nga të gjitha problemet
15 Korrik, 2025

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ka reaguar ndaj deklaratës së Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili ka caktuar...

Lexo më shumë

“Një në dhjetë fëmijë në Gaza është i kequshqyer”, OKB: Furnizimet po mbarojnë…

“Një në dhjetë fëmijë në Gaza është i kequshqyer”, OKB: Furnizimet po mbarojnë…
15 Korrik, 2025

Një në 10 fëmijë të kontrolluar në klinikat e drejtuara nga agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët në Gaza...

Lexo më shumë

Kosovë/Prokuroria kërkon burgim për të miturin që akuzohet për vrasjen e policit

Kosovë/Prokuroria kërkon burgim për të miturin që akuzohet për vrasjen e policit
15 Korrik, 2025

Prokurorët i kanë kërkuar gjykatës të martën ta dënojë një të mitur me burgim për të miturit në lidhje me...

Lexo më shumë

Ministrat e BE diskutojnë marrëveshjen me Izraelin për t’i rritur ndihmat për Gazën

Kallas javën e ardhshme viziton Ballkanin Perëndimor
15 Korrik, 2025

Bashkimi Evropian po kërkon përditësime nga Izraeli për zbatimin e një marrëveshjeje të re për të dërguar ndihma humanitare në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com