Kryetari i PL, Ilir Meta e lidh gabimin më të madh të jetës së tij me djegien e mandateve të opozitës.
Gjatë një interviste televizive, Meta është shprehur se është penduar që gjatë kohës që ishte në Gjermani nuk ka thirr deputetët e LSI që t’ju kërkonte të mos i besonin Lulzim Bashës.
Meta ka thënë se do iu kujtonte se mandatet e deputetëve ata i kishin fituar nën udhëheqjen e tij.
“Kam bërë vetëm një gabim në jetën time. Që kur isha në Gjermani duhet të kisha marrë të gjithë deputetët e LSI një e nga një dhe t’ju thoja këto mandate i keni marrë me mua dhe nuk mund ti digjni për Lulzim Bashën”,-tha Meta./Opinion.al