TIRANE- Koncensionet nuk duhet të miratohen vetëm nga Qeveria por duhet të kalojnë edhe në Parlament. Kështu është shprehur kryetari i LSI dhe i Kuvendit, Ilir Meta. Deklarata vjen në valën e nxehtë të debatit për koncension e TVSh që sipas disa shkrimeve investigative do ti jepet vëllait të kryeministrit, Olsi Rama
Meta nga selia e LSI iu përgjigj gazetarit kur u pyet për nismën ligjore të deputetëve të LSI për të ndryshuar ligjin e koncensioneve:
Ilir Meta: “Është një iniciativë e disa deputetëve për të rishikuar dhe përmirësiar legjistalicion partneritet publik-privat ose ndryshe koncensionet. Ky nuk është debat i sotëm por i hershëm prandaj ne besojmë se pavarësisht nga qëllimet spekulative që nxisin një pjesë të debatit, e rëndësishme është të ecet drejt transparencës, të përfshirjes së Kuvendit kur bëhet fjala për investime apo koncesione që kalojnë mandatin e një Qeverie.
Përfshirja e Parlamentit, rrit përgjegjësinë e të gjithë insitutcione që propozojnë koncesione të tilla. Nëse koncensionet kalojnë në parlament rritet besimi dhe transparenca e tyre”. /Opinion.al/