Presidenti Ilir Meta është takuar ditën e sotme me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetin, si dhe të dërguarin special të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer. Takimi është zhvilluar në ambientet e ambasadës së Shqipërisë në Uashington.
Në fokus të takimit ishte shtimi i përpjekjeve të përbashkëta për çeljen e negociatave midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, zbatimi i reformës në drejtësi dhe konsolidimi i shtetit ligjor.
Meta dhe Palmer kanë theksuar gjatë këtij takimi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe të perspektivës së përbashkët europiane. Po ashtu, në këtë takim ishte e pranishme dhe ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Faber./ Opinion.al