Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meta takon maturantin e dhunuar: Kjo është akuzë për Edi Ramën. Kam qenë edhe unë kur rrihej Namik Dokle

2017/06/14 at 11:25 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Meta takon maturantin e dhunuar: Kjo është akuzë për Edi Ramën. Kam qenë edhe unë kur rrihej Namik Dokle

Ilir Meta zhvilloi një vizitë tek maturanti Orgest Grembi, i cili sipas LSI-së u dhuna ditën e sotme në Zharrëz të Fierit nga eksponentë të Partisë Socialiste për shkak se ishte mbështetës i kësaj partie.

Pasi pa nga afër gjendjen e të riut, ish-kreu i LSI, Meta dha edhe një prononcim për media ku e dënoi këtë akt dhune si një ngjarje e papranueshme e cila nuk duhet të përsëritet më pasi cenon standardin e zgjedhjeve.

Prononcimi për media i Ilir Metës:

Kur flasim për kartel droge, kur flasim për kartel krimi, kur flasim për kartel koncesionesh, kur flasim për një mafie që do ta kthejë Shqipërinë në një varrezë të mbetjeve të rrezikshme të gjithë Evropës, nuk janë fjalë në erë. Si do ta realizojnë këtë? Duke bërë presion mbi njerëzit mbi votën, jo vetëm ndaj prindërve që mund të ketë ndonjë në administratë që duhet të frikësohet dhe të votojë me pahir që të dali ai që është i 9-ti. Se e kishin menduar se do i kishin bërë zgjedhjet pa opozitën dhe t’i vidhnin rehat fare edhe duke bërë dhunë mbi të rinjtë dhe të rejat se ky djalë nesër duhet të shkonte në maturë, të bënte provimin e maturës edhe duhet të ishte i qetë dhe të studionte sot. Dhe jo të kurohej nga ato bishtat e lopatave dhe të levave që i kanë dhënë banditët e rilindjes në Zharrëz.

Dhe kjo është një akuzë për Edi Ramën drejtë për drejtë. Është për Gramoz Ruçin se është Edi Rama që çon çdo ditë udhëzime sesi të bëjnë presion, se si të bëjmë terror mbi administratën, mbi njerëzit.

Prandaj ky rast vetëm na bind edhe një herë tjetër më shumë për ndëshkimin mbarë popullor që duhet tu jepet në 25 qershor në emër të ëndrrave të këtyre fëmijëve, të këtyre maturantëve të këtyre të rinjve. Nuk ia kishte borxh asnjë shqiptar dhe aq më tepër asnjë socialist dhe asnjë i majtë këtu në Fier Edi Ramës të na sillte kohën e Libofshës.

Kam qenë vetë unë në Libofshë kur është rrahur Namik Dokle, Shaqir Vukaj etj. Dhe nuk ka vdekur populli i Fierit dhe rinia e Fierit edhe Shqipërisë, por do tu tregojë vendin me votë edhe me çdo mënyrë tjetër në rast se do të jetë nevojshme sepse gjëmë të shenjtë, gjë më të shtrenjtë se vota dhe e ardhmja e këtyre fëmijëve nuk ka dhe nuk mund të ketë për çdo prind këtu në Fier dhe çdo prind këtu në Shqipëri. Sepse po ikën rinia ngaqë nuk shikon shpresë dhe besim këtu dhe kjo politikë dhune që fillon që nga kreu i qeverisë edhe zbret poshtë në të gjitha nivelet.

Në Sierra Leone dua të largohet njerëzit dhe vetëm me atë konkurrojmë ne në botë, por atje ka edhe luftë civile ka edhe Ebola që është sëmundje shfarosëse. Kurse këtu ka dhunë ndaj të rinjve, dhunë ndaj prindërve që punojnë apo nuk punojnë në administratë shtetërore, ka dhunë ndaj nxënësve ndaj drejtorëve për t’i çuar me pahir në aktivitete me autobus që bën rilindja, dhe kjo është absolutisht një skemë kriminale që do të ndëshkohet me referendum në 25 qershor.

Prandaj të gjithë të rinjtë e Tiranës edhet ë gjithë të rinjtë e Shqipërisë të ngrihen nga nesër deri në 25 qershor.

Pati një reagim paraprak të Gramoz Ruçi…

Gramoz Ruçi ka ik me fustan në Greqi, e di mirë unë kush është Gramoz Ruçi dhe nuk guxonte në 1996 të dilte në shesh. E dyta Gramoz Ruçi nuk del dot në Fier, jo se nuk do Ilir Meta, por se Edi Rama e vuri të nëntin se do t’i bënte zgjedhjet pa opozitën dhe do t’i vidhte rehat. Dhe nuk i vjedh dot Edi Rama edhe tani që bëri Lulushin me vete.

Ta harrojë ai dhe Gramoz Ruçi dhe të ketë kujdes Gramoz Ruçi dhe kushdo tjetër të mos bëhet vegël qorre e Rilindjes sepse Rilindja nuk ka lidhje me socialistët në Fier dhe në të gjithë Shqipërinë. Rilindja është organizatë kriminale dhe do të ndëshkohet me votë. 

Ju sugjerojmë

Gara për Tiranën, Haxhiu për Binajn: Një djalë simpatik, asgjë më shumë
-U tha në Opinion

Gara për Tiranën, Haxhiu për Binajn: Një djalë simpatik, asgjë më shumë

9 Tetor, 2025 10:25 pm
Sejamini: KQZ e detyruar të ndërpresë përgatitjet për zgjedhjet në Tiranë
-U tha në Opinion

Sejamini: KQZ e detyruar të ndërpresë përgatitjet për zgjedhjet në Tiranë

9 Tetor, 2025 9:56 pm
Dhunuan 61-vjeçarin/ Arrestohen dy autorët e dyshuar, rezultuan me precedentë penalë
Kronikë

Dhunuan 61-vjeçarin/ Arrestohen dy autorët e dyshuar, rezultuan me precedentë penalë

9 Tetor, 2025 9:49 pm
Lideri i Hamas deklaron fundin e luftës në Gaza: Armëpushimi do të jetë i përhershëm
Bota

Lideri i Hamas deklaron fundin e luftës në Gaza: Armëpushimi do të jetë i përhershëm

9 Tetor, 2025 9:38 pm
“Kushtetuesja” rrëzoi Begajn, Daci: Në Tiranë nuk do të ketë zgjedhje
-U tha në Opinion

“Kushtetuesja” rrëzoi Begajn, Daci: Në Tiranë nuk do të ketë zgjedhje

9 Tetor, 2025 9:18 pm
Putin shpall stërvitje bërthamore në kufirin e NATO-s: Legjitimiteti i Zelenskit ka mbaruar
Bota

Tragjedia me 38 të vdekur, Putin pranon rrëzimin e aeroplanit nga raketat ruse

9 Tetor, 2025 9:03 pm
Shqipëria gati për Serbinë,kuqezinjtë nesër udhëtojnë drejt Nishit me grupin e plotë
Sport

Shqipëria gati për Serbinë,kuqezinjtë nesër udhëtojnë drejt Nishit me grupin e plotë

9 Tetor, 2025 8:18 pm
Kolumbia: Varka që bombardoi SHBA nuk kishte drogë, por njerëz
Bota

Kolumbia: Varka që bombardoi SHBA nuk kishte drogë, por njerëz

9 Tetor, 2025 7:38 pm
Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për kodin zgjedhor
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese: Ja përse e pezulluam dekretin e Begajt për zgjedhjet në Tiranë

9 Tetor, 2025 7:14 pm
Zyrtarizohen kandidaturat/ Kush do ta drejtojë SPAK-un pas Dumanit?
Aktualitet

Zyrtarizohen kandidaturat/ Kush do ta drejtojë SPAK-un pas Dumanit?

9 Tetor, 2025 6:13 pm
Para
Horoskopi, 8 Gusht

Horoskopi, 15 Qershor 2017

Tragjedia në familjen shqiptare, flet fqinja italiane: Si e gjeta Dianën në pellgun e gjakut

Tragjedia në familjen shqiptare, flet fqinja italiane: Si e gjeta Dianën në pellgun e gjakut

Harrojeni pranverën në mars, ja si do jetë moti për “Ditën e Verës”

Moti ka surpriza këtë fundjavë, harrojeni plazhin

TE FUNDIT

Gara për Tiranën, Haxhiu për Binajn: Një djalë simpatik, asgjë më shumë

Gara për Tiranën, Haxhiu për Binajn: Një djalë simpatik, asgjë më shumë
9 Tetor, 2025

Analisti Baton Haxhiu ka komentuar kandidatët për bashkinë e Tiranës. Në emisionin “Opinion”, Haxhiu tha se socialistja Ogerta Manastirliu ka...

Lexo më shumë

Sejamini: KQZ e detyruar të ndërpresë përgatitjet për zgjedhjet në Tiranë

Sejamini: KQZ e detyruar të ndërpresë përgatitjet për zgjedhjet në Tiranë
9 Tetor, 2025

Në emisionin “Opinion”, analisti Neritan Sejamini deklaron se KQZ duhet të ndërpresë çdo përgatitje për zgjedhjet e Tiranës, pas vendimit...

Lexo më shumë

Dhunuan 61-vjeçarin/ Arrestohen dy autorët e dyshuar, rezultuan me precedentë penalë

Dhunuan 61-vjeçarin/ Arrestohen dy autorët e dyshuar, rezultuan me precedentë penalë
9 Tetor, 2025

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur “Tregu i Çoles”, në lagjen...

Lexo më shumë

Lideri i Hamas deklaron fundin e luftës në Gaza: Armëpushimi do të jetë i përhershëm

Lideri i Hamas deklaron fundin e luftës në Gaza: Armëpushimi do të jetë i përhershëm
9 Tetor, 2025

Kreu i organizatës Hamas, Khalil al-Hayya, njoftoi të enjten arritjen e një marrëveshjeje me Izraelin dhe fundin e luftës në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com