Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka folur pas takimit me europarlamentarët Kuka e Fleckenstein për fokusin e bisedës që pati me ta.
Meta tha se u shkëmbyen mendime për kryerjen e reformave në vend, ku e veçantë ka qënë përparimi i mëtejshëm i reformës në drejësi që sipas tij është e domosdoshme.
“Kemi diskutuar edhe për çështje të tjera që kanë të bëjnë me përmbushjen e detyrimeve te Kuvendit për integrimin europian”, tha Meta.
Duke iu referuar ligjit të dekriminalizimit, Meta tha se tashmë që ligji ka hyrë në fuqi zbatimi i tij pritet brenda dy muajsh.//a.h