Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meta takon artistët: Teatri është i të gjithëve, duhet mbrojtur

2019/12/13 at 8:24 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Meta takon artistët: Teatri është i të gjithëve, duhet mbrojtur

Mbrëmjen e sotme, presidenti Ilir Meta priti me kërkesë të tyre një përfaqësi të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.

Meta është shprehur gjatë bashkëbisedimit se ai do i mbështesë gjithmonë artistët në kauzën e tyre. Ndërkohë, artistët e falënderuan Metën për mbështetjen e dhënë prej tij për aplikimin e tyre drejtuar organizatës “Europa Nostra”, me qëllim mbrojtjen e kompleksit të Teatrit Kombëtar si dhe për depozitimin e kërkesës në Gjykatën Kushtetuese për rrëzimin e ligjit për shembjen e kësaj godine.

Po ashtu, presidenti ka thënë se Teatri Kombëtar nuk është thjesht një godinë që u përket artistëve, por një vlerë e jashtëzakonshme kulturore dhe kombëtare, që duhet mbrojtur nga të gjithë. Ai vlerësoi qëndresën e artistëve, duke theksuar kjo qëndresë ia ka vlejtur edhe për faktin sepse ka bërë të mundur që të ndërgjegjësohet, jo vetëm opinioni vendas, por edhe ai ndërkombëtar për mbrojtjen e kësaj trashëgimie kulturore.

FJALA E PLOTË E METËS

“Unë kam bërë detyrën time, që duhet ta bënte kushdo që është në këtë detyrë dhe në këtë institucion, pasi teatri nuk është vetëm i juaji. Atje është e gjithë jeta juaj, krijimtaria dhe emocionet tuaja.

Teatri është i të gjithëve sepse është një vlerë e jashtëzakonshme kulturore dhe kombëtare, që duhet mbrojtur pa asnjë diskutim nga të gjithë.

Dua t’ju falënderoj sepse ju keni treguar se jeni artistë të vërtetë, dhe idealistë që nuk konformoheni.E di që presionet kanë qenë të shumta dhe të mëdha, derisa është vënë dorë mbi artistët, dhe kjo është e papranueshme dhe mjaft e rëndë. Megjithatë, qëndresa juaj ia ka vlejtur, sepse ka bërë të mundur që të ndërgjegjësohet opinioni, të ndërgjegjësohet shoqëria për ta ruajtur atë trashëgimi të shkëlqyer kulturore që kemi.

Ne nuk e ndalim dot globalizimin dhe duhet të përfitojmë aq sa mundemi maksimalisht nga të gjitha avantazhet që ai sjell për zhvillim, për komunikim, por në këtë situatë në të cilën ndodhemi dhe ky presion i madh që vjen nga globalizimi duhet të na ndërgjegjësojë se sa shumë duhet të kujdesemi për rrënjat tona kombëtare, për mbrojtjen e vlerave kulturore, në mënyrë që të mos zhbëhemi dhe të mos na cënohet identiteti ynë kombëtar për të cilin paraardhësit tanë kanë sakrifikuar aq shumë.

Unë do të jem gjithmonë me ju, sepse kauza juaj është tërësisht një kauzë e drejtë.

Gjithashtu dua t’ju falënderoj sepse ju keni qenë model edhe në kauza të tjera, sikurse e reflektuat me solidaritetin që treguat me banorët që u goditën rëndë dhe drejtpërdrejt nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.
Fakti që ju u kthyet në një qendër të rëndësishme ku qytetarët sillnin vullnetarisht ndihmat apo kontributet e tyre tregon edhe besimin që ata kanë tek idealizmi juaj, te përkushtimi juaj dhe në këtë mënyrë jeni bërë një shembull i kauzave të drejta të shoqërisë sonë.

Edhe një herë faleminderit të gjithëve!”/ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Trump njofton marrëveshjen mes Iranit dhe Izraelit: Lufta mbaroi
Bota

Trump njofton marrëveshjen mes Iranit dhe Izraelit: Lufta mbaroi

24 Qershor, 2025 1:00 am
A ka ndonjë shqiptarë në Iran që kërkuar kthimin në vend? MEPJ reagon për “Opinion”
-U tha në Opinion

A ka ndonjë shqiptarë në Iran që kërkuar kthimin në vend? MEPJ reagon për “Opinion”

23 Qershor, 2025 11:06 pm
“Opinion” siguron pamjet ekskluzive të raketave në qiellin e Katarit
-U tha në Opinion

“Opinion” siguron pamjet ekskluzive të raketave në qiellin e Katarit

23 Qershor, 2025 10:46 pm
Arianit Shehu në Opinion: Nëse do mundej, Irani do e ‘trondiste’ botën!
-U tha në Opinion

Arianit Shehu në Opinion: Nëse do mundej, Irani do e ‘trondiste’ botën!

23 Qershor, 2025 10:35 pm
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Probleme në qarkun Vlorë, Lezhë dhe Kukës
Aktualitet

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Probleme në qarkun Vlorë, Lezhë dhe Kukës

23 Qershor, 2025 10:30 pm
The New York Times: Khamenei emëron tre pasardhës në rast se vritet
Bota

Irani goditi Katarin, Khamenei: Nuk do të dorëzohemi përballë shkeljeve

23 Qershor, 2025 10:15 pm
Sulmi ndaj bazës ajrore amerikane në Katar, Trump: Reagimi i Iranit, i dobët
Bota

Sulmi ndaj bazës ajrore amerikane në Katar, Trump: Reagimi i Iranit, i dobët

23 Qershor, 2025 10:05 pm
Vendet e Lindjes së Mesme dënojnë sulmin iranian ndaj bazës amerikane në Katar
Bota

Vendet e Lindjes së Mesme dënojnë sulmin iranian ndaj bazës amerikane në Katar

23 Qershor, 2025 9:48 pm
“Ping-pongu” i qytetarit në Mirditë!Ministria i jep grant investimi,bashkia ia djeg
Aktualitet

“Ping-pongu” i qytetarit në Mirditë!Ministria i jep grant investimi,bashkia ia djeg

23 Qershor, 2025 9:20 pm
Analizë: Sulmi i Iranit në bazën ajrore amerikane në Katar, tejet simbolik
Bota

Analizë: Sulmi i Iranit në bazën ajrore amerikane në Katar, tejet simbolik

23 Qershor, 2025 9:09 pm
Para
Kush është 29-vjeçari që mbeti i vrarë sot në Kavajë, i arrestuar për…

Autorët zbrazën 2 karikatorë kallashnikovi,dyshimet për vrasjen në Elbasan

Mposhtet Partizani, Tirana fiton derbin

Mposhtet Partizani, Tirana fiton derbin

SHBA-ja dhe Kina kalojnë “fazën e parë” të marrëveshjes tregtare

SHBA-ja dhe Kina kalojnë "fazën e parë" të marrëveshjes tregtare

TE FUNDIT

Trump njofton marrëveshjen mes Iranit dhe Izraelit: Lufta mbaroi

Trump njofton marrëveshjen mes Iranit dhe Izraelit: Lufta mbaroi
24 Qershor, 2025

Presidenti Trump njofton se është arritur një armëpushim midis Izraelit dhe Iranit. Në një postim në Truth Social, presidenti Trump...

Lexo më shumë

A ka ndonjë shqiptarë në Iran që kërkuar kthimin në vend? MEPJ reagon për “Opinion”

A ka ndonjë shqiptarë në Iran që kërkuar kthimin në vend? MEPJ reagon për “Opinion”
23 Qershor, 2025

Teksa përplasjet mes Iranit, Izraelit dhe SHBA-së sa vijnë e bëhen më të ashpra, një pyetje që qarkulloi në studion...

Lexo më shumë

“Opinion” siguron pamjet ekskluzive të raketave në qiellin e Katarit

“Opinion” siguron pamjet ekskluzive të raketave në qiellin e Katarit
23 Qershor, 2025

Tensionet në Lindjen e Mesme duket se janë në kulmin e tyre, ndërsa rajoni po përfshihet nga një valë e...

Lexo më shumë

Arianit Shehu në Opinion: Nëse do mundej, Irani do e ‘trondiste’ botën!

Arianit Shehu në Opinion: Nëse do mundej, Irani do e ‘trondiste’ botën!
23 Qershor, 2025

E gjithë bota po mban frymën dhe i ka sytë nga konflikti i ashpër i ditëve të fundit mes Iranit-Izraelit-SHBA-së....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com