Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar ditën e stome një takim në Durrës me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Lajmi është konfirmuar nga vet presidenti, përmes një postimi në “Facebook”. Meta shkruan se në fokus të diskutimeve ka qenë forcimi i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kosovës si dhe për perspektivën e dy vendeve për integrimin në BE.
“Kënaqësi e veçantë të ndaja sërish me Kryeministrin, Ramush Haradinaj në Durrës pikëpamje mbi sfida të përbashkëta që forcojnë marrëdhëniet midis dy vendeve dhe perspektivën e përbashkët evropiane”,-shprehet Meta./ Opinion.al E.Xh.