Ilir Meta foli sot për sondazhe të paguara që publikohen në televizione. Ai nuk i përmendi, por dy TV e fundit që po publikojnë sondazhe parazgjedhore janë Report TV me pronar Carlo Bollino dhe Ora News me pronar Ylli Ndroqin.
Duke folur nga Pogradeci, Meta tha se “sondazhi për zgjedhjet e 25 qershorit është bërë dhe LSI do të jetë forcë e parë”.
Më tej shoi se “le të çojë sa të dojë Edi Rama analistët e paguar prej tij nëpër ambasada, në ekranet e televizioneve të paguara prej tij, sondazhet më absurd në botë. Sondazhi është bërë, LSI është forcë e parë, LSI ka gjithë rininë e Shqipërisë”.