Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meta: S’kemi luksin që konflikti politik t’u provokojë të rinjve ëndrrën

2016/10/08 at 2:27 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Meta: S’kemi luksin që konflikti politik t’u provokojë të rinjve ëndrrën

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, mori pjesë në një takim me të rinjtë e LRI-së në Vlorës, para të cilëve Meta tha se beson shumë te një Shqipëri pozitive e bashkëpunuese, ndërsa theksoi se kjo Shqipëri që kemi sot është fryt i sakrificave të jashtëzakonshme të bëra nga të gjithë bashkëpatriotët tanë, të cilët me kurajon e tyre kërkuan që Shqipëria të bëhet si e gjithë Europa.


“Nuk ka nevojë një vend kaq modest saç jemi ne për të qenë kaq i ndarë, kaq konfliktual, kaq shpërdorues i energjive të veta të pafundme”, tha ai.

“U bënë 26 vjet në pluralizëm, 26 vjet në tranzicion, në demokraci, u bënë mjaft vite që jemi një vend anëtar i NATO-s. Pas shumë sakrificash jemi një vend kandidat për në Bashkimin Europian. Dhe ende për fat të keq ditën e enjte kur ata që kanë kohë dhe nerva të ndjekin Parlamentin, u duket sikur nuk ka ndodhur ndonjë ndryshim i madh, ndërkohë që në fakt ka ndodhur një ndryshim i rëndësishëm në Shqipëri. Ndryshimi më i madh që ka ndodhur është që ka një diferencë të ndjeshme midis kulturës demokratike që kanë qytetarët dhe sidomos të rinjtë, midis tolerancës që kanë qytetarët me njëri-tjetrin këtu në Vlorë dhe kudo në të gjithë Shqipërinë, pavarësisht nga bindjet e ndryshme politike, dhe dozës së lartë të konfliktualitetit politik që ende vazhdon në Parlament dhe në përgjithësi në nivelet më të larta të politikës në mënyrën më të pakuptueshme, më të papërgjegjshme e më vetëshkatërruese. Më vetëshkatërruese për vetë imazhin e vendit sepse realisht nuk përfaqëson atë të vërtetë që ne e prekim çdo ditë në gjithë vendin, që është një nivel shumë më i lartë i emancipimit të qytetarëve tanë kudo”, – shtoi Kryetari i LSI-së.

Kryetari i LSI-së u shpreh se ky është një konflikt që shteron energjitë e popullit tonë dhe sidomos shpërdoron energjitë e rinisë sonë sepse sipas tij politika duhet të përqendrohet tek zgjidhja e problemeve dhe jo tek mbajtja gjallë e konflikteve që nuk zgjidhin asnjë gjë.

“Politika duhet të përqendrohet më mirë te reformat që përmirësojnë dhe japin impakt në jetën e të gjithë qytetarëve dhe mbi të gjitha jemi një vend modest që nuk e ka luksin që përmes këtij konflikti, të vazhdojë t’u provokojë të rinjve tanë ëndrrën e largimit për fat të keq nga vendi. Për arsye sepse këtu mjedisi politik social dhe ekonomik, por edhe edukativ nuk krijon ato kushte dhe ato premisa ku të rinjtë të ndihen të motivuar dhe të sigurt për të ardhmen e tyre. Ndaj është një detyrë në radhë të parë e të rinjve që ta refuzojnë këtë politikë konfliktuale, artificiale. Këtë politikë që energjitë e pafundme që shqiptarët kanë edhe si një popull mesdhetar, por edhe si një popull ballkanik, të shkojnë gjithnjë në kundërvënie të njëri-tjetrit. Ne këto energji duhet t’i çojmë në një drejtim të përbashkët”, – tha Lideri i LSI-së

Duke folur në lidhje me zgjedhjet e ardhshme të LSI-ë, z. Ilir Meta, si kandidat për një mandat tjetër premtoi se do të bëjë gjithçka në mbështetje të LRI-së në Vlorë dhe në gjithë Shqipërinë. Sipas tij LSI e ka treguar me vepra dhe me fjalë që për këtë forcë politike Shqipëria është e para dhe të rinjtë janë të parët.

“Unë besoj shumë tek aftësitë tuaja për të përfaqësuar gjithë gjeneratën e re, jo vetëm të Vlorës, por të gjithë Shqipërisë. Siç kemi besuar me Kejdin, me Silvën, që janë deputete në Kuvendin e Shqipërisë dhe unë besoj se kjo rritje e LSI-së, kjo rritje sidomos e LRI-së do ta bëjë plotësisht të mundur që në vitin 2017 LRI të ketë grupin e saj parlamentar brenda grupit parlamentar të LSI-së. Në mënyrë që të mos ketë një apo dy zëra që flasin për të drejtat e të rinjve, maturantëve, të studentëve në Kuvendin e Shqipërisë dhe përballë qeverisë, cilado qoftë ajo, por të kemi shumë të rinj dhe të reja, të cilët mbrojnë pa kompromis të drejtat e të rinjve, luftojnë për të drejtat e tyre. Në këtë mënyrë rrisim besimin e të rinjve te politika, te një politikë e përgjegjshme, që kujdeset për ta, që i mbështet ata dhe që nuk i keqpërdor e nuk i shfrytëzon thjesht për interesa elektorale”, – tha Kryetari i LSI-së.

 



Ju sugjerojmë

Bill Gates: Bota po fokusohet gabim, uria dhe sëmundjet janë kërcënimet më të mëdha
Bota

Bill Gates: Bota po fokusohet gabim, uria dhe sëmundjet janë kërcënimet më të mëdha

29 Tetor, 2025 3:59 pm
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Emri/ Kërcënoi me armë policin, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

29 Tetor, 2025 2:59 pm
Mbi 100 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Bota

Mbi 100 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

29 Tetor, 2025 2:57 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Aktualitet

Indoneziania lind foshnjën dhe e braktis në banesën e saj në Tiranë

29 Tetor, 2025 2:22 pm
Anëtarët e PS në Komisionet e Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale
Kryesore

Anëtarët e PS në Komisionet e Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale

29 Tetor, 2025 1:33 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

“Jeni në hetim për krime kibernetike”, Policia reagon për email-et e rreme

29 Tetor, 2025 12:43 pm
Lëvizje të shumta në radhët e Policisë së Shtetit, të gjitha transferimet
Aktualitet

Lëvizje të shumta në radhët e Policisë së Shtetit, të gjitha transferimet

29 Tetor, 2025 11:35 am
Zbulohet furgoni me armatim në qendër të Tiranës
Kronikë

Zbulohet furgoni me armatim në qendër të Tiranës

29 Tetor, 2025 11:04 am
Gaza/ 50 të vrarë nga sulmet e Izraelit gjatë natës, mes tyre 22 fëmijë
Bota

Gaza/ 50 të vrarë nga sulmet e Izraelit gjatë natës, mes tyre 22 fëmijë

29 Tetor, 2025 10:56 am
Luftua në Ukrainë/ Pse në Rusi po ulen shpërblimet për ushtarët?
Bota

Luftua në Ukrainë/ Pse në Rusi po ulen shpërblimet për ushtarët?

29 Tetor, 2025 10:36 am
Para
Bastet nënvlerësojnë Kosovën, por Shevçenko e respekton

Bastet nënvlerësojnë Kosovën, por Shevçenko e respekton

Sondazhi në Opinion: 57.7% mendojnë se politika i ndihmon bandat

Sondazhi i “Opinion”/ Rekord përqindjeje: Të gjithë duan të ikin nga Shqipëria!

Dorëhiqet kreu i hekurudhave shqiptare

Dorëhiqet kreu i hekurudhave shqiptare
















TE FUNDIT

Bill Gates: Bota po fokusohet gabim, uria dhe sëmundjet janë kërcënimet më të mëdha

Bill Gates: Bota po fokusohet gabim, uria dhe sëmundjet janë kërcënimet më të mëdha
29 Tetor, 2025

Filantropi amerikan dhe bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka paralajmëruar se prioritetet globale duhet të ndryshojnë urgjentisht, pasi “uria dhe...

Lexo më shumë

Emri/ Kërcënoi me armë policin, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
29 Tetor, 2025

Një 46-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi kërcënoi me armë (pistoletë) shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë...

Lexo më shumë

Mbi 100 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

Mbi 100 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
29 Tetor, 2025

Ministria e Shëndetësisë në Gazë dhe Agjencia për mbrojtje civile kanë raportuar se numri i viktimave nga sulmet ajrore izraelite...

Lexo më shumë

Indoneziania lind foshnjën dhe e braktis në banesën e saj në Tiranë

Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
29 Tetor, 2025

Një shtetase nga Indonezia është proceduar në gjendje të lirë nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet se ka braktisur në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com