Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meta rrëfen nga Kruja se kur do mbahet tubimi për demokracinë

2019/12/06 at 12:58 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Meta rrëfen nga Kruja se kur do mbahet tubimi për demokracinë

Presidenti, Ilir Meta, ka folur sot nga Kruja në lidhje me tubimin e paralajmëruar prej tij, para se vendi të goditej nga tërmeti tragjik, i cili la pas dhjetëra viktima, qindra të plagosur dhe dëme të mëdha materiale.

Meta ka deklaruar se tubimi në mbrojtje të demokracisë i planifikuar më 8 dhjetor do të bëhet kur qytetarët ti kthehen normalitetit.

Deklaratën Meta e bëri pasi vizitoi kalanë e Krujës, e cila pësoi dëmtime nga tërmeti i 26 Nëntorit. Presidenti është futur brenda Kalasë për të parë nga afër dëmet që ajo ka pësuar.

“Përpjekjet konkrete duhet të vazhdojnë me qëllim përmirësimin e kordinimit të të gjitha institucioneve me pushtetin vendor dhe komunitetet e prekura për të arritur zgjidhjet më optimale sa më shpejt të jetë e mundur. Presidenti mbron Kushtetutën çdo vit, por tani është koha për të bërë çdo gjë që vendi të rikthehet në normalitet sa më shpejt dhe kjo do të ndodhë kur të gjithë banorët ti kthehen normalisht jetës së tyre të para 26 nëntorit. Gjendja është shqetësuese për arsye historike, pra ka një histori të lëvizjeve gjeologjike të vetë Krujës por në mënyrë të veçante pas situatës së krijuar pas tërmetit të 26 Nëntorit. Është një monument mjaft i rëndësishëm. Po punohet për të bërë të gjitha vlerësimet në mënyrë që të merren masa për të ruajtur këto vlera që janë edhe krenaria jonë kombëtare”-ka thënë Meta.

Ndërkohë, në një reagim në rrjetet sociale, Meta shkruan se Kulla e Kambanës dhe Teqeja e Dollmës, dy nga monumentet unike dhe mjaft të rëndësishme të Kalasë, kanë pësuar dëmtime shumë të rënda, ndërsa kërkoi marrjen e masave të menjëhershme për riparimin e tyre.

“Vizitova sot Kalanë e Krujës, kurorën e krenarisë së trashëgimisë tonë kombëtare, të dëmtuar nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit.Veçanërisht Kulla e Kambanës dhe Teqeja e Dollmës, dy nga monumentet unike dhe mjaft të rëndësishme të Kalasë, kanë pësuar dëmtime shumë të rënda, për të cilat duhen marrë masa të menjëhershme për t’u riparuar dhe mbrojtur, për vetë simbolikën e fortë kulturore e kombëtare që përfaqësojnë. Puna e nisur duhet të ndiqet me përgjegjësi maksimale deri në fund!”- shkruan Meta./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Vatikan/ Rama viziton Genazzano: Krah Zojës së Shqipërisë, qëndron edhe flamuri ynë
Aktualitet

Vatikan/ Rama viziton Genazzano: Krah Zojës së Shqipërisë, qëndron edhe flamuri ynë

4 Shkurt, 2026 6:53 pm
“Nuk kam takuar askënd më të keq”, çfarë thoshte Epstein për Trump
Bota

“Nuk kam takuar askënd më të keq”, çfarë thoshte Epstein për Trump

4 Shkurt, 2026 6:27 pm
Mot i keq, shtyhet nisja e trageteve nga Durrësi drejt Barit
Aktualitet

Mot i keq, shtyhet nisja e trageteve nga Durrësi drejt Barit

4 Shkurt, 2026 6:13 pm
Andrew dhe Epstein i kërkuan seks balerinës ekzotike në këmbim të parave
Bota

Andrew dhe Epstein i kërkuan seks balerinës ekzotike në këmbim të parave

4 Shkurt, 2026 5:25 pm
Gara bërthamore Rusi-SHBA, pa kontroll, të enjten skadon traktati New Start
Bota

Gara bërthamore Rusi-SHBA, pa kontroll, të enjten skadon traktati New Start

4 Shkurt, 2026 4:26 pm
E bllokoi për një vit, qeveria hap rrjetin social Tik-Tok
Aktualitet

E bllokoi për një vit, qeveria hap rrjetin social Tik-Tok

4 Shkurt, 2026 3:33 pm
Debati për pagat, Shehaj: Po rrezikohet jeta e prokurorëve dhe gjykatësve
Aktualitet

Debati për pagat, Shehaj: Po rrezikohet jeta e prokurorëve dhe gjykatësve

4 Shkurt, 2026 3:03 pm
Prokuroria e Durrësit për mbetjet e “Kurum”: Rrezik për shëndetin e njeriut
Aktualitet

Prokuroria e Durrësit për mbetjet e “Kurum”: Rrezik për shëndetin e njeriut

4 Shkurt, 2026 2:33 pm
Izraeli vijon bombardimet në Rripin e Gazës, 18-të vrarë
Bota

Izraeli vijon bombardimet në Rripin e Gazës, 18-të vrarë

4 Shkurt, 2026 2:31 pm
Dosja Epstein/ Ish-bashkëshortja e Bill Gates: E lumtur që dola nga ai llum
Bota

Dosja Epstein/ Ish-bashkëshortja e Bill Gates: E lumtur që dola nga ai llum

4 Shkurt, 2026 2:28 pm
Para
Zemra nisi t’i rrahë sërish pas 6 orësh, historia që la pa fjalë mjekët

Zemra nisi t'i rrahë sërish pas 6 orësh, historia që la pa fjalë mjekët

Partneri u kap mat me shoqen e saj, Khloe Kardashian:Jeta është e shkurtër

Partneri u kap mat me shoqen e saj, Khloe Kardashian:Jeta është e shkurtër

Breshëri plumbash në Kavajë, plagoset një person

Kërkohej nga drejtësia italiane, arrestohet i riu nga Rrësheni

TE FUNDIT

Vatikan/ Rama viziton Genazzano: Krah Zojës së Shqipërisë, qëndron edhe flamuri ynë

Vatikan/ Rama viziton Genazzano: Krah Zojës së Shqipërisë, qëndron edhe flamuri ynë
4 Shkurt, 2026

Kreu i qeverisë shqiptare ka publikuar disa foto nga vizita e tij në Vatikan për takimin me Atin e Shenjtë,...

Lexo më shumë

“Nuk kam takuar askënd më të keq”, çfarë thoshte Epstein për Trump

“Nuk kam takuar askënd më të keq”, çfarë thoshte Epstein për Trump
4 Shkurt, 2026

“Të kam thënë se kam takuar njerëz vërtet të këqij, por asnjë më të keq se Trump. Nuk ka asnjë...

Lexo më shumë

Mot i keq, shtyhet nisja e trageteve nga Durrësi drejt Barit

Mot i keq, shtyhet nisja e trageteve nga Durrësi drejt Barit
4 Shkurt, 2026

Përkeqësimi i kushteve atmosferike në det të hapur shtyn me disa orë nisjen e trageteve nga porti detar i Durrësit...

Lexo më shumë

Andrew dhe Epstein i kërkuan seks balerinës ekzotike në këmbim të parave

Andrew dhe Epstein i kërkuan seks balerinës ekzotike në këmbim të parave
4 Shkurt, 2026

Princi Andrew i Britanisë dhe Jeffrey Epstein i kërkuan një balerine ekzotike të “përfshihej në akte të ndryshme seksuale” në shtëpinë e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com