Presidenti i vendit, Ilir Meta ka pritur ditën e sotme një përfaqësi të banorëve të “Unazës së Re”. Gjatë takimit me qytetarët, Presidenti Meta u informua në detaje me shqetësimet dhe problematikat e këtij komuniteti, banesat dhe pronat e të cilëve preken nga projekti i segmentit rrugor “Mbikalimi i pallatit me shigjeta-Rrethrrotullimi i sheshit ‘Shqiponja’”. Meta theksoi se së shpejti do të mbajë qëndrim të qartë zyrtar, për të gjetur një zgjidhje në përputhje me Kushtetutën, dhe në interesin më të mirë publik e qytetar.
Ndërkaq Presidenti pohoi se e ka ndjekur me shqetësim dhe vëmendje maksimale situatën, duke shtuar se ka kërkuar prej kohësh informacion zyrtar nga të gjitha instancat shtetërore përgjegjëse lidhur me çështjen.