Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ndarë një foto me nënën e tij, teksa iu uron 8 Marsin për të gjitha gratë dhe vajzat.
“Duke i uruar Gëzuar 8 Marsin nënës dhe mësueses time të shtrenjtë, ju uroj festën të gjitha nënave tona të mrekullueshme, grave dhe vajzave shqiptare!”, shkruan Meta.
8 Marsi shënon një ditë feste për nënat, gratë dhe vajzat, por edhe protestë kundër dhunës ndaj tyre.