Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meta: “Peshqit e mëdhenj” u kthyen në kroçera! S’kam frikë nga drejtësia

2019/07/23 at 10:07 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Meta: “Peshqit e mëdhenj” u kthyen në kroçera! S’kam frikë nga drejtësia

Presidenti Ilir Meta ka qenë i drejtpërdrejtë me ambasadorët në Tiranë sa i përket reformës në drejtësi. Në një intervistë televizive, kreu i shtetit shqiptar ka ironizuar deklaratat e ish ambasadorit amerikan Donald Lu, lidhur me arrestimet e “peshqëve të mëdhenj” që do sillte reforma në drejtësi.

Meta është shprehur se nuk ka frikë nga drejtësia që po bën kryeministri Edi Rama, apo Ramaforma siç e quajti ai.

Pjesë nga intervista 

Gazetarja: Ka një shprehje Makiaveli që thotë: “Në qoftë se do të lëndosh një njeri, lëndoje kaq fort, sa po t’i teket të hakmerret, mos kesh frikë fare!” Keni frikë? A keni frikë nga drejtësia që po vjen?

Presidenti Meta: Nga cila drejtësi?

Gazetarja: Po bëhet një reformë e rëndësishme në drejtësi. Dje ishte trevjetori i ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi. Ngrihet SPAK-u në shtator, në tetor, Byroja Kombëtare e Hetimit.

Presidenti Meta: Populli shqiptar ka kohë që dëgjon histori me drejtësi dhe me Kushtetutë. Kjo këtu, sepse e dija që do të pyesnit, meqë ka qenë trevjetori dje, është Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë! Dhe kjo është origjinalja, sepse mund të kenë edhe të tjerët kushtetuta, por mund të punojnë me kushtetuta të tjera nga kjo, që është votuar para tri vitesh me 140 vota. Kam qenë unë kryetari i Parlamentit dhe konsensusin e kam imponuar unë për ato 140 vota dhe në këtë Kushtetutë është shumë e qartë se cila është reforma.

Përsa i takon “Ramaformës” që është sot, ajo është një Kushtetutë tjetër, nuk është kjo, por kjo është origjinalja, sepse është firmosur nga unë pas votimit si kryetar i Kuvendit të Shqipërisë në atë kohë. Dhe natyrisht frikë nga kjo reformë, nga “Ramaformë” ka ai që e çoi në këtë gjendje. Tani doni të flasim për histori me peshq e me peshkaqenë? Peshkaqenët nga atëherë, janë kthyer në kroçera. Kroçerat rrezikojnë të kthehen në Titanik pas disa kohësh. Se kështu dëgjuam histori nga, sepse nuk dua t’ia përmend emrin, sa të ikë Adriatik Llalla, do të fillojnë gjërat serioze. Iku…

Gazetarja: Ka pasur lajme të herëpashershme do të vijë marsi, peshku i madh…

Presidenti Meta: Më falni, me qetësi tani! Iku ai, u bënë dy vjet që mbushi mandatin, që kur iku.

Gazetarja: Zoti Lu.

Presidenti Meta: Jo, jo, flas për ish-prokurorin e Përgjithshëm.

Gazetarja: Ah, po thoni për zotin Llalla!

Presidenti Meta: U zgjodh Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm. U zgjodh nga zoti Rama dhe nga dy ambasadorët, të cilët u përqafuan për këtë Kushtetutë që kam unë këtu, jo për atë të 69 votave dhe të “Ramaformës” që kanë sot shqiptarët. Kjo është Kushtetuta që ka bërë Komisioni i Venecias, institucioni më i rëndësishëm dhe më i besueshëm në Europë për çështjet kushtetuese dhe gjithmonë i gjithëpranuar edhe në Shqipëri, edhe kudo, në të gjitha vendet anëtare të Këshillit të Europës. Dhe tani mund të bëj nja dy pyetje të vogla?

Gazetarja: Mua?

Presidenti Meta: Po. Përmes jush edhe të gjithë qytetarëve. Në qoftë se ka mundësi?

Gazetarja: Patjetër. Për transparencë të plotë zoti President.

Presidenti Meta: Sepse e dija që do të vinit edhe te këto pyetje, edhe te këto shqetësime. Tani këtu kemi edhe prokurorinë në kushte normale siç gjendet edhe te kjo Kushtetutë, që është votuar me 140 vota. Edhe me Komsionin e Venecias që ka pasur një vëmendje të veçantë për moskapjen e institucioneve të reja të drejtësisë të Prokurorisë së Përgjithshme, të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë…/ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit
Kronikë

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit

7 Qershor, 2025 4:19 pm
Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…
Kryesore

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…

7 Qershor, 2025 4:11 pm
Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!
Rajoni

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!

7 Qershor, 2025 3:46 pm
Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë
Bota

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

7 Qershor, 2025 3:29 pm
Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv
Bota

Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv

7 Qershor, 2025 3:18 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

7 Qershor, 2025 2:57 pm
Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
Bota

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

7 Qershor, 2025 2:46 pm
HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
Rajoni

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

7 Qershor, 2025 2:32 pm
Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
Sport

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

7 Qershor, 2025 2:11 pm
Para
Meta hap letrat: Si ma mbyllën telefonin ndërkombëtarët, pasi morën porosi

Meta hap letrat: Si ma mbyllën telefonin ndërkombëtarët, pasi morën porosi

Meta tregon telefonatën me Berishën: Janë lodhur që të më arrestonin mua

Meta tregon telefonatën me Berishën: Janë lodhur që të më arrestonin mua

Horoskopi, e enjte, 29 nëntor 2019, zbuloni shenjën me fat për sot

Horoskopi, 24 korrik 2019

TE FUNDIT

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit
7 Qershor, 2025

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj Klodian Berishës dhe Erion Ndonit, të cilët akuzohen...

Lexo më shumë

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…
7 Qershor, 2025

Shqipëria organizoi për herë të parë në histori, Euro U-17, një event ku morën pjesë tetë kombëtare, përfshirë edhe ekipin...

Lexo më shumë

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!
7 Qershor, 2025

Pesë persona janë arrestuar në Kosovë si të dyshuar për bashkëpunim me shërbimin sekret serb, ndërsa njëri prej tyre ka...

Lexo më shumë

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë
7 Qershor, 2025

Forcat e armatosura të Gjermanisë i kanë tre vjet për t’i blerë pajisjet e nevojshme, në mënyrë që të mund...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com