Më 29 tetor do të zhvillohet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë. Në takimin e zhvilluar këtë të premte me Komitetin Organizativ te Partisë, Meta u shpreh se në këtë konventë do të finalizohen ndryshimet në statut dhe program.
“Sot do të marrim vendim për thirrjen e konventës kombëtarë të Partisë së Lirisë më 29 tetor, në mënyrë që të finalizojmë ndryshimet në statut dhe program. Së dyti lidhur me zgjedhjet e forumeve të Partisë së Lirisë dhe njëkohësisht edhe me aksionin e saj politik”, tha Meta.