Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meta nga qelia: Në 11 maj ndahemi përgjithmonë me Shqipërinë e kukullave

2025/04/27 at 4:30 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Meta nga qelia: Në 11 maj ndahemi përgjithmonë me Shqipërinë e kukullave

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar përmes një audio-mesazhi në rrjetet sociale ku ka rënditur një sërë arsyesh përse nuk duhet votuar qeveria e Edi Ramës sipas tij.


Meta i është drejtuar anëtarëve dhe simpatizantëve të partisë së tij, duke kujtuar Konventën e 27 Prillit. Meta akuzon qeverinë për varfërimin e shqiptarëve dhe përdorimin e institucioneve për qëllime personale.

Ai thotë se Shqipëria është e mbushur me korrupsion dhe me taksa të larta, ku premton se programi i Partisë së Lirisë do ta kthejë vendin në një fuqi prodhuese .

“Jemi vendi me taksat më të larta në rajon, por me të ardhurat më të ulëta, dhe shkak për këtë është vetëm korrupsioni i organizatës së Edi Ramës,”. -tha Meta më tej.

Ai premton se me planin e Partisë së Lirisë do të rritet në 200 euro brenda këtij viti dhe do të shkojë në 500 euro në vitin 2030.

“Jam i bindur se do të bëni më të mirën për fitoren e ‘Aleancës për Shqipërinë Madhështore’. Në 11 maj ndahemi përgjithmonë me Shqipërinë eksperimentale dhe përqafojmë Shqipërinë e shpresës,”-thotë Meta. 

Audio-mesazhi i Ilir Metës: 

Është kënaqësi e veçantë sot të përshëndes të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e Partisë së Lirisë, e në mënyrë të veçantë pjesëmarrësit e Konventës Historike të 27 Prillit, pikërisht 1 vit më parë.
Të asaj Konvente që përcaktoi rrugën e qartë të 5 Prioriteteve Madhore, që e shndërrojnë Shqipërinë në një vend me popullsi 4 milion shqiptarë plus.
Jemi vendi me taksat më të larta në të gjithë rajonin, por edhe me të ardhurat  më të ulëta, e shkak për këtë është vetëm korrupsioni i organizatës të Edi Ramës dhe  mbi 400 lidhje nepotike në sistemin e tatimeve dhe të doganave që janë sot.
Ngritja e nivelit të të ardhurave nga 27%-28% në 41%–42%, sa vendet e rajonit  tonë, do të thotë këto taksa të hyjnë në Buxhetin e Shtetit çdo vit 3.2 miliard euro ose 13 miliard euro në 4 vite.
Kjo shumë, që sot grabitet pa hyrë në Buxhetin e Shtetit, garanton financimin e gjithë prioriteteve tona dhe i tejkalon ato.
Sot, 2 javë para zgjedhjeve historike, programi ynë është i mirëintegruar në programin e “Aleancës për Shqipërinë Madhështor”, i cili është edhe më i plotë dhe që i jep zgjidhje të shpejtë çdo familje shqiptare për të dalë nga varfëria ekstreme brenda 100 ditëve të para.
Është programi i çlirimit nga super-taksat e regjimit, që do të sjellë një liri tjetër ekonomike dhe konkurrencë zhvilluese.
Është programi që mbështet shndërrimin e Shqipërisë në fuqi prodhuese dhe eksportuese, duke hedhur në koshin e plehërave modelin çnjerëzor të Narkoekonomisë, ku përfitojnë vetëm disa dhe vuajnë shumica.
Me programin tonë, Nënë Selvia, e cila bëri 100 vjeç para disa javësh dhe merr pension në mes të Tiranës vetëm 59 euro, brenda këtij viti, pensioni i saj do të bëhet 200 euro, ndërsa me premtimet që kurrë nuk mbahen nga Edi Rama, mund të bëhet 200 euro në vitin 2030.
Me programin tonë, çdo vit pensioni i saj do të rritet të paktën 20% apo 40 euro në muaj, ndërsa me atë të Edi Ramës, vetëm 2 euro në muaj çdo vit.
Pra, me programin tonë, pensioni i saj shkon me siguri të plotë, gati 500 euro në vitin 2030, ndërsa me Edi Ramën, ajo ka të sigurt vetëm premtimin që s’mbahet, si gjithë premtimet e 12 viteve për 200 euro në muaj.
Shqiptarët, me mençuri, do të votojnë për familjet e tyre, do të votojnë për interesin e tyre, do të votojnë për Shqipërinë Madhështore, do të votojnë për mbështetjen e prodhimeve të tyre, kundër “Ballkanit të Hapur”, që i falimentoi. Do të votojnë për Shqipërinë që të jetë fuqi eksportuese dhe njëkohësisht qendër kryesore e investimeve të teknologjisë më të fundit në rajonin tonë.
Ndaj Konventa e 27 Prillit, do të mbetet historike dhe do t’i tregojë rrugën jo vetëm ndalimit të shpopullimit, por edhe të shndërrimit të Shqipërisë në fuqi prodhuese dhe eksportuese dhe shndrrimin e saj në vendin e shpresës për mbi 4 milion shqiptarë plus.
Të dashur anëtarë, simpatizantë të Partisë së Lirisë!
Edhe 2 javë drejt ditës historike të ndarjes me Narkoregjimin e instaluar nga kukulla e Sorosit, që në dëshpërim të thellë nga disfata që e pret, sillet në mënyrë të papërgjegjshme, duke keqpërdorur fëmijët dhe duke i ftuar ata të shohin lakuriqësinë e tij.
Që grumbullon me detyrim gratë e punësuara në Administratë, për t’u ofenduar burrat e tyre dhe për të përçarë familjet shqiptare.
Që si katil i vërtetë, fyen të gjithë ata prindër e fëmijë, që ndeshen me heroizëm çdo ditë, me pasojat e autizmit dhe këtë e bën vetëm nga paniku i humbjes së pashmangshme të pushtetit të vjedhur me banda, me lekë krimi dhe inceneratorësh që nuk ekzistojnë.
Këto 2 javë, janë vendimtare për dy dekadat që vijnë. Ndaj të dashur anëtarë e simpatizantë të Partisë së Lirisë dhe ish–LSI, kudo që jeni.
Të dashur shokë e miq, anembanë vendit e kudo ndodheni. Të përdorim çdo sekondë për t’ju shpjeguar programin tonë, atë të rimëkëmbjes së familjes shqiptare, atë të rikthimit të taksave të ulëta dhe të lirisë ekonomike. Atë të mbështetjes të familjeve të reja.
Atë të mbështetjes të jashtëzakonshme për arsimin, inovacionin dhe kapitalin njerëzor.
Atë të shpërthimit të bujqësisë dhe blegtorisë shqiptare me pagesa direkte dhe pa pragje artificiale.
Atë të ndërtimit të zonave të lira për investimet më të avancuara teknologjike që na kthejnë në lidër edhe në fushën e teknologjisë dhe të eksporteve.
Jam i bindur se ju do të bëni më të mirën për fitoren e “Aleancës për Shqipërinë Madhështore” në 11 Maj.
Dhe jam akoma më i sigurt se rezultati im do jetë një kontribut madhor për këtë fitore, në Tiranë së pari, e kudo në çdo Qark.
Në 11 Maj, ndahemi përgjithmonë me Shqipërinë eksperimentale të kukullave të Sorosit dhe përqafojmë Shqipërinë Madhështore që realizon në këtë vend të bekuar ëndrrat e fëmijëve të saj.
Fitore!



Ju sugjerojmë

Ndërron jetë analisti i njohur i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski
Aktualitet

Ndërron jetë analisti i njohur i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski

18 Tetor, 2025 10:32 pm
Izraeli bllokon pikën kufitare në Rafah: Hamasi të dorëzojë trupat e pengjeve
Bota

Izraeli bllokon pikën kufitare në Rafah: Hamasi të dorëzojë trupat e pengjeve

18 Tetor, 2025 9:41 pm
“Jo mbretër”/ Miliona amerikanë protestojnë kundër Trump, akuzohet për autoritarizëm
Te Fundit

“Jo mbretër”/ Miliona amerikanë protestojnë kundër Trump, akuzohet për autoritarizëm

18 Tetor, 2025 8:49 pm
SPAK mbyll hetimet për klanin “Çopja”,çon në gjyq 33 të pandehur, mes tyre Talo Çela
Kronikë

SPAK mbyll hetimet për klanin “Çopja”,çon në gjyq 33 të pandehur, mes tyre Talo Çela

18 Tetor, 2025 7:48 pm
Portugali/ Nuk do të ketë mbulime të fytyrës në ambiente publike për arsye fetare
Bota

Portugali/ Nuk do të ketë mbulime të fytyrës në ambiente publike për arsye fetare

18 Tetor, 2025 6:21 pm
Policë robotë në rrugë? Propozimi për qytetin e “pushtuar” nga krimi ngjall reagime
Life Style

Policë robotë në rrugë? Propozimi për qytetin e “pushtuar” nga krimi ngjall reagime

18 Tetor, 2025 5:00 pm
Takimi i Trump me Putin në Budapest? Leavitt-gazetarit: Mamaja jote e zgjodhi vendin
Bota

Takimi i Trump me Putin në Budapest? Leavitt-gazetarit: Mamaja jote e zgjodhi vendin

18 Tetor, 2025 4:08 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Polici bën sherr në lokal, kanos civilët me armën e shërbimit

18 Tetor, 2025 3:17 pm
I dënuar me 7 vjet burg për mashtrim, Trump fal republikanin George Santos
Bota

I dënuar me 7 vjet burg për mashtrim, Trump fal republikanin George Santos

18 Tetor, 2025 3:03 pm
Itali/ 23-vjeçari shqiptar vritet me thikë në parkingun e universitetit
Kronikë

Itali/ 23-vjeçari shqiptar vritet me thikë në parkingun e universitetit

18 Tetor, 2025 2:00 pm
Para
Ancelotti drejt Brazilit?

Ancelotti drejt Brazilit?

Zbulohet profesioni më tërheqës për partnerë në vitin 2025

Zbulohet profesioni më tërheqës për partnerë në vitin 2025

Partizani në “Final 4”, bien nga kategoria Skënderbeu dhe Laçi

Partizani në “Final 4”, bien nga kategoria Skënderbeu dhe Laçi
















TE FUNDIT

Ndërron jetë analisti i njohur i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski

Ndërron jetë analisti i njohur i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski
18 Tetor, 2025

Ndahet nga jeta në moshën 71-vjeçare analisti i njohur amerikan për çështje politike dhe njohës i mirë i zhvillimeve në...

Lexo më shumë

Izraeli bllokon pikën kufitare në Rafah: Hamasi të dorëzojë trupat e pengjeve

Izraeli bllokon pikën kufitare në Rafah: Hamasi të dorëzojë trupat e pengjeve
18 Tetor, 2025

Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi këtë të shtunë se kalimi kufitar në Rafah do të mbetet i mbyllur...

Lexo më shumë

“Jo mbretër”/ Miliona amerikanë protestojnë kundër Trump, akuzohet për autoritarizëm

“Jo mbretër”/ Miliona amerikanë protestojnë kundër Trump, akuzohet për autoritarizëm
18 Tetor, 2025

Më shumë se 2,700 tubime janë duke u zhvilluar në qytetet kryesore të SHBA-së me moton “Jo mbretër” dhe ku...

Lexo më shumë

SPAK mbyll hetimet për klanin “Çopja”,çon në gjyq 33 të pandehur, mes tyre Talo Çela

SPAK mbyll hetimet për klanin “Çopja”,çon në gjyq 33 të pandehur, mes tyre Talo Çela
18 Tetor, 2025

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për klanin Çopja nga Elbasani, duke çuar për gjykim një dosje me 33 të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com