Blogeri i njohur izraelit Nuseir Yassin ka publikua një video ku promovon Besën, si një nga elementët thelbësorë të karakterit dhe shpirtit tonë kombëtar. Pjesë e videos është edhe Presidenti i vendit, Ilir Meta i cili shprehet: “Unë jam Presidenti i Shqipërisë. Asnjë hebre nuk iu dorëzua nazistëve, sepse ne jemi kombi i Nënë Terezës”.
Vetë kreu i shtetit Ilir Meta ka ndarë me ndjekësit e tij në facebook, videon e blogerit izraelit, të cilin e falënderon për promovimin e Shqipërisë.
“Falenderoj video-bloggerin izraelit Nuseir Yassin për promovimin e shkëlqyer të Shqipërisë. “Besa” është një nga elementët thelbësore të karakterit dhe shpirtit tonë kombëtar, që i identifikon shqiptarët dhe Shqipërinë si një shembull qëndrese, bashkëjetese dhe harmonie ndërfetare.” -shkruan Meta.