Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vizituar ditën e sotme zonën e Shkafanes në Ishëm, ku tërmeti i 26 Nëntorit ka shkaktuar edhe këtu dëme të shumta.
Në profilin e tij në Facebook, Presidenti ka ndarë disa foto ku ka treguar dëmet në disa shtëpi në Shkafane dhe krahas tyre ka shkruar:
“Tërmeti ka goditur rëndë dhe Shkafanen në Ishëm, me pasoja shkatërrimtare për shtëpitë e shumë banorëve të kësaj zone.
Të bëjmë gjithçka për të kaluar këto momente tepër emergjente deri në tejkalimin e gjendjes së jashtëzakonshme,”-ka përfunduar ai në rrjete sociale.
Tërmeti shkatërrues i 26 Nëntorit shkaktoi 51 të vdekur dhe qindra të plagosur si dhe dëme të pariparueshme në ndërtesa. Zonat më të prekura prej tij ishin Durrësi dhe Thumana./Opinion.al/