Monika Kryemadhi ka folur për mediat pas vendimit të Gjykatës së Posaçme, duke lënë Ilir Metën në burg dhe vetë atë në masën e sigurisë detyrim paraqitje.
Para gazetarëve, Kryemadhi tha; “Aty u vërtetua që çështja CEZ-DIA ka filluar në janar të 2018 dhe duke qenë se nuk kanë pasur asgjë e kanë bashkuar me akuzat e mia. Ishte shumë qesharake ajo që tha Prokuroria. Për të gjitha gjërat që akuzohet Monika, por marrin në burg Ilir Metën. Unë kisha qejf që të ma bënin një herë në javë detyrimin për paraqitje, por do ta bëj një herë në muaj. Do të më keni këtu. Prokurori tha që ti Monika Kryemadhi ke bërë një operacion. Edhe vila që u tha është një vilë, unë nuk e kam porositur.”