Kryetarja e LRI-së, Floida Kerpaci ka publikuar një moment nga takimet që delegacioni i LSI, i drejtuar nga Kryetari i Kuvendit Ilir Meta është duke zhvilluar me përfaqësuesit e Partisë Social Demokrate Gjermane (SPD) dhe të rinjve të partise Social Demokrate (Jusos).
Meta ndodhet në Berlin për takime të nivelit të lartë, dhe nga fotoja duket se në delegacion janë: N/Kryetarja e LSI, Kejdi Mehmetaj, Kryetarja e LRI Floida Kerpaci, Sekretari Nderkombetar i LSI Ralf Gjoni.
Sipas burime, Meta do të qendroje disa ditë në Berlin ku do të takojë deputetë të Bundestagut gjerman dhe partnerë për bashkëpunim më të ngushtë ekonomik, politik e social me Gjermaninë.