Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meta: Ndërkombëtarët ndonjëherë u bënë palaço! Pse anulova 30 qershorin

2019/10/03 at 9:40 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Meta: Pse nuk janë ulur në një tryezë Rama dhe Basha

“Në rast se nuk do të kishte dalë ai dekret për anulimin e datës së zgjedhjeve të 30 qershorit jo vetëm që në Shqipëri do të kishte një përplasje të paevitueshme, por… 30 qershori do ishte dita e ballafaqimit”

Kjo ishte deklarata e presidentit Ilir Meta në emisionin Opinion, duke mbrojtur vendimin e tij për të anuluar datën 30 qershor. Meta hodhi poshtë zërat se ishin deklaratat e zyrtarit amerikan Palmer ato që qetësuan palët politike.

“Vetëm dekreti i Presidentit Ilir Meta ka evituar përplasjen.  Kjo është 100 përqind e sigurt. Unë i kisha të gjitha informacionet, janë dhe të klasifikuara ato informacione që nga djegia Kuvendit etj”, theksoi kreu i shtetit.

****

Kur jeni ulur, a i keni thënë që zoti Rama, apo Edi nuk e di si e thërrisni ju… jemi në një situatë që, a keni folur normal?

Ilir Meta: Në datën maj ka një deklaratë zyrtare të presidentit, që është një paralajmërim jo vetëm për të gjetur një zgjidhje por që unë do ta luaja rolin tim në mënyre që vendi të kishte një mundësi për të dalë nga kriza. Pas deklaratës zyrtare të CDU/ CSU lidhur me këtë situatë ku ata kërkojnë një dialog, një marrëveshje mundësinë edhe të një date të re gjithëpërfshirëse për zgjedhjet vendore ka një deklaratë nga Presidenti që mbështet këtë qëndrim dhe shpreh gatishmërinë e tij për të caktuar një datë të re zgjedhjesh në varësi me dakordësinë e palëve. Partitë nuk u dakordësuan sepse për fat të keq kishin një marrëveshje me dashje pa dashje për ta çuar vendin në përplasje.

Ju mendoni që palët ishin të gatshme të përplaseshin?

Ilir Meta: Palët u përplasën, harroni ju sa policë u dëmtuan, harroni ju gishtat e asaj polices. Harruat ju Sahit Dollapin që u rra në mënyrë barbare dhe jo profesionale përpara kamerave dhe që mund të humbiste jetën sepse kishte bërë një operacion në zemër dhe presidenti i Republikës ka bërë presion që të shkojë në spital dhe pasi vajti në spital ka bërë ndërhyrje. Po të kishte ndodhur diçka tjetër do ishte tjetër histori e Shqipërisë. Ilir Meta nuk mund të priste as për qejfin e Edi Ramës as për qejfin e Lulzim Bashës, as për qejfin e Monikës që t’i mbajë iso Bashës dhe as për qejfin e ca ndërkombëtarëve që disa herë u bënë palë dhe ndonjëherë u bënë dhe palaço që të vriteshin shqiptarët dhe pastaj të thoshin po presidenti çfarë bëri?

Pse mendoni ju se e kishit këtë rol që të paqtoni shqiptarët dhe të zgjidhnit…

Ilir Meta: Ajo ishte detyra ime, detyrën time e kam bërë me përgjegjësi të plotë në transparencë të plotë edhe këtë e dinë të gjithë qytetarët shqiptarë. Palë këtu është vetëm një njëri, i cili donte zgjedhje me një palë, Ilir Meta donte që të gjithë qytetarët shqiptarë të shkonin të votonin. Jo vetëm ata që kjo e drejtë mund tu mohohej për shkak të sjelljeve të papërgjegjshme të Monika Kryemadhit, Lulzim Bashës, Fatmir Mediut, Shpëtim Idrizit, etj… por dhe ata që duan të votojnë PS dhe Partinë e Unitetit Kombëtar të shkojnë të votojnë si qytetarë europianë në mënyrë të fshehtë. Votimet me nje kandidat nuk janë të fshehta.

Po krijohet precedenti se nëse njëra palë…

Ilir Meta: Precedenti është krijuar në vitin 2007  nuk është ky precedent që u krijua. Tani situata është me e rëndë se në 2007, kishte marrëveshje që shqiptarët të përplaseshin. Nëse unë iu thërras që të zgjidhim këtë marrëveshje, të lëmë një datë dhe ju nuk doni dhe vazhdoni tregoni forcë… ktheni kronikat tuaja, shikoni policët e lënduar. Tirana në gaz, shikoni se sa policë janë thirrur nga prokuroria për tejkalim të kompetencave. Mirë Ilir Meta mund të ketë një interes, mirë Edi Rama ka një interes dhe ju keni një interes, po këta udhëheqësit e komuniteteve fetare që thonin mos na çoni në vëllavrasje, mos na çoni në ‘ 97./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Meta: Pse nuk janë ulur në një tryezë Rama dhe Basha

Meta: Çfarë më tha Rama në takim për krizën

Meta: Pse nuk janë ulur në një tryezë Rama dhe Basha

Meta: Asnjë marrëveshje me Berishën. Si më gënjeu Monika

Reagimi ndaj opinionit paraprak të Venecias, Meta jep detaje

“Zero, zero, zero...”, Ilir Meta: Pse nuk kam frikë nga SPAK

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com