Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meta mban fjalimin për Tiranën tek Teatri, në sallë thirrje “Rama Ik”

2020/02/11 at 8:23 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Meta mban fjalimin për Tiranën tek Teatri, në sallë thirrje “Rama Ik”

Presidenti i Republikës Ilir Meta vendosi të festojë i ndarë nga politika, 100-vjetorin e Tiranës. Ai mbajti një fjalim për 100-vjetorin e Tiranës si kryeqytet në ambientet e Teatrit Kombëtar, i cili prej disa muajsh është kthyer në “fushëbetejën” e qeverisë dhe presidencës e cila ka shkuar deri në Gjykatën Kushtetuese.

“Përgjatë një shekulli Tirana rezulton qyteti me transformimin më të madh urban dhe njerëzor të Shqipërisë, në të cilin sukseset dështimet dhe sfidat e përparimit janë të lidhura me arritjet e mbarë vendit.

Kryeqyteti ynë hodhi shtat mbi trashëgiminë e një komuniteti vendas mjaft njerëzor, atdhetar dhe me vlera qytetare të arrira. Tradita Tiranase si bujaria, mikpritja dhe solidariteti njerëzor ishin tipare që bashkuan shqiptarët e të gjitha trojeve në një ansambël kulturor të larmishëm dhe harmonik”, tha Presidenti Meta gjatë fjalës së tij.

Ai nuk i kurseu as deklaratat për Teatrin të cilin e cilësoi si një pasuri kulturore të pazëvendësueshme.

“E vlerësoj faktin e organizimit të këtij manifestimi përkujtimor në ambientet e Teatrit tonë Kombëtar, kësaj pasurie kulturore të pazëvendësueshme të jetës shpirtërore të kryeqytetit dhe mbarë kombit tonë. Ky gjest është një thirrje në lartësinë e shekullit për të ruajtur e mbrojtur trashëgiminë e pasurisë arkitektonike e kulturore të kryeqytetit ndër vite! Përshëndes kurajën tuaj qytetare dhe dua t’ju siguroj për mbështetjen time të vazhdueshme. Brezi i ri i Tiranës duhet të njihet dhe t’i përkushtohet pasurisë shpirtërore dhe traditave më të mira kulturore të kryeqytetit tonë”, tha Meta.

Në këtë përvjetor presidenti Meta vlerësoi me tituj nderi kryetarin e parë të Bashkisë, Ismail Ndroqin, rilindasin e shquar Said Sermedin Toptani, humanisten Hatixhe Skënderi, këngëtaren simbol të këngës tiranase Hafsa Zyberi, atdhetarin Ethem Tabaku dhe historianin Gazmend Bakiu.

Në fund të fjalimit të Metës në sallë u dëgjuan thirrje ”Rama Ik” megjithatë ai nuk reagoi ndaj tyre duke vazhduar me ceremoninë e dekorimeve. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

OKB: Viti 2025, më vdekjeprurësi për civilët në Ukrainë
Bota

OKB: Viti 2025, më vdekjeprurësi për civilët në Ukrainë

14 Janar, 2026 8:16 am
Parashikimi i motit, 14 janar 2026
Kryesore

Parashikimi i motit, 14 janar 2026

14 Janar, 2026 8:14 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi,14 janar 2026

14 Janar, 2026 8:13 am
Kroacia rikthen shërbimin ushtarak pas 17 vjetësh
Bota

Kroacia rikthen shërbimin ushtarak pas 17 vjetësh

13 Janar, 2026 10:53 pm
“Epstein”/ Republikanët paralajmërojnë masa ndëshkuese për Bill dhe Hillary Clinton
Bota

“Epstein”/ Republikanët paralajmërojnë masa ndëshkuese për Bill dhe Hillary Clinton

13 Janar, 2026 10:21 pm
Austri/ Tre skiatorë bllokohen nga orteku, ndërrojnë jetë
Bota

Austri/ Tre skiatorë bllokohen nga orteku, ndërrojnë jetë

13 Janar, 2026 10:15 pm
VIDEO/ Momenti kur Altin Ndoci arratiset me vrap nga spitali i Durrësit
Kronikë

VIDEO/ Momenti kur Altin Ndoci arratiset me vrap nga spitali i Durrësit

13 Janar, 2026 9:51 pm
Kryepiskopi Joan në Bruksel, takime me zyrtarë të lartë europianë
Aktualitet

Kryepiskopi Joan në Bruksel, takime me zyrtarë të lartë europianë

13 Janar, 2026 9:09 pm
Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
Bota

Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?

13 Janar, 2026 7:26 pm
Groenlanda: Nuk mund ta pranojmë pushtimin nga SHBA, në asnjë rrethanë
Bota

Groenlanda: Nuk mund ta pranojmë pushtimin nga SHBA, në asnjë rrethanë

13 Janar, 2026 6:34 pm
Para
Zëdhënësi i Grenellit: Ai ka qenë i qartë, tarifa e dëmton ekonominë

Zëdhënësi i Grenellit: Ai ka qenë i qartë, tarifa e dëmton ekonominë

Reforma Zgjedhore/ Përfundon mbledhja me ekspertët e ODIHR

Reforma Zgjedhore/ Përfundon mbledhja me ekspertët e ODIHR

Vizita në Shqipëri, Kurti: Nuk ka çështje që presin, në asnjë fushë

Vizita në Shqipëri, Kurti: Nuk ka çështje që presin, në asnjë fushë

TE FUNDIT

OKB: Viti 2025, më vdekjeprurësi për civilët në Ukrainë

OKB: Viti 2025, më vdekjeprurësi për civilët në Ukrainë
14 Janar, 2026

Viti 2025 ka qenë më vdekjeprurësi për civilët në Ukrainë që nga nisja e pushtimit të plotë rus në vitin...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 14 janar 2026

Parashikimi i motit, 14 janar 2026
14 Janar, 2026

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet alternime kthjellimesh e vranësira kalimtare. Mjegull /mjegullinë...

Lexo më shumë

Horoskopi,14 janar 2026

Horoskopi, 7 shtator 2023
14 Janar, 2026

Dashi-Sot do të kuptoni më mirë dhe do të mbusheni me mendime pozitive. Organizoni sa më mirë ditën, në mënyrë...

Lexo më shumë

Kroacia rikthen shërbimin ushtarak pas 17 vjetësh

Kroacia rikthen shërbimin ushtarak pas 17 vjetësh
13 Janar, 2026

Pas një ndërprerjeje prej gati dy dekadash, të rinjtë kroatë po thirren sërish për shërbim ushtarak. Pse e ndryshoi Kroacia...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com