Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meta letër kryeminsitrit: Të lutem Edi tregohu vizionar, reflekto!

2019/06/27 at 9:54 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Meta letër kryeminsitrit: Të lutem Edi tregohu vizionar, reflekto!

Presidenti Ilir Meta iu drejtua me një letër publike Edi Ramës mbrëmjen e së enjtes, ku i shprehu indinjatën e thellë për faktin që e ka privuar padrejtësisht nga mundësia për t’u takuar.

Kreu i Shtetit thekson se donte që ta vendosnin bashkë datën e zgjedhjeve dhe gjithashtu i vë në dukje se edhe vetë Rama nuk e urren aq shumë Doktorin sa aktron para kamerave dhe militantëve.

LETRA 

I dashur Edi,

Ti më ke privuar padrejtësisht, si në planin institucional, ashtu edhe në atë njerëzor, nga mundësia për t’u takuar bashkë.

Jam thellësisht i indinjuar dhe njëkohësisht i brengosur që pritjes sime sot, nga ora 05:00 e mëngjesit ti i’u përgjigje me një të larë në pishinë vetëm 200 metra larg Presidencës.

Doja ta vendosnim bashkë datën e zgjedhjeve dhe kam që nga data 8 qershor 2019 që të pres e të pres, me shpresë.

Por unë, siç me të drejtë ti ankoheshe, nuk mund ta lija Shqipërinë pa një datë të zgjedhjeve vendore dhe t’u mohoja shqiptarëve të drejtën për të votuar në mënyrë të qetë, në paqe dhe me alternativa.

Data 13 tetor 2019 e dekretuar nga unë për mbajtjen e zgjedhjeve vendore, u vendos sepse kjo është data më e shpejtë për të garantuar të drejtën e opozitës për të marrë pjesë në zgjedhje, por edhe për të garantuar përfshirjen në procesin e administrimit të zgjedhjeve.

Ne të dy e dimë mirë, nga ata që vendosin për të ardhmen europiane të Shqipërisë, se nuk ka çelje të negociatave me Bashkimin Europian me zgjedhje monopartiake, siç ja ke marrë vrapit t’i bësh ti, përkundrazi.

Po të kujtoj se në 17-18 tetor 2019 ne presim mbledhjen e Këshillit Europian, që do të mund të vendosë për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ti thua se data e dekretuar nga unë është dhuratë me rastin e ditëlindjes së Doktorit më 15 tetor.
Ti e di që unë nuk ta kam fshehur asnjëherë, as ty dhe as publikut, dobësinë që kam për Doktorin.

Njerëz jemi, kemi edhe pika të dobëta.

Por edhe ti nuk është se e “urren” aq shumë sa aktron para kamerave dhe militantëve të tu.

Aq më tepër që marrëveshjet më të mëdha në këtë vend i keni bërë ti dhe Doktori, siç ishte edhe ajo brenda natës që ndryshoi themelet e Kushtetutës, që ishte votuar me referendum nga i gjithë populli, dhe pasojat e të cilës i vuajmë edhe sot.

Natyrisht që nuk ka lidhje as me 18 tetorin, ditën e lindjes së udhëheqësit të fundit komunist, Ramiz Alia, i cili, pavarësisht formimit të tij komunist, nuk besoj se e ke harruar, tregoi përgjegjshmëri të lartë me shtyrjen e zgjedhjeve në vitin 1991, duke i krijuar hapësirat e duhura opozitës për të marrë pjesë në to, për të mirën e vendit.

Ndaj të lutem Edi tregohu vizionar, reflekto dhe mos na zhgënje! /Opinion.al

Etiketa: leter e hapurmetarama

Ju sugjerojmë

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg
Bota

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg

8 Shkurt, 2026 10:41 pm
“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar
Aktualitet

Dhunimi i avokatit Kujtim Cakrani në Vlorë, Berisha: Një akt kriminal shtetëror

8 Shkurt, 2026 9:03 pm
Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona
Bota

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona

8 Shkurt, 2026 7:41 pm
Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe
Bota

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe

8 Shkurt, 2026 5:42 pm
101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën
Bota

101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën

8 Shkurt, 2026 4:06 pm
Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja
Aktualitet

Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja

8 Shkurt, 2026 3:58 pm
Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas
Kronikë

Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas

8 Shkurt, 2026 3:11 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Zelensky: SHBA synon përfundimin e luftës në Ukrainë deri në qershor

8 Shkurt, 2026 3:05 pm
Garoi me ligament të dëmtuar, përplasje e frikshme e Lindsey Vonn në Olimpiadë
Sport

Garoi me ligament të dëmtuar, përplasje e frikshme e Lindsey Vonn në Olimpiadë

8 Shkurt, 2026 3:02 pm
“Epstein”/ Princi Andrew ftoi financierin amerikan dhe një modele ruse për…
Bota

“Epstein”/ Princi Andrew ftoi financierin amerikan dhe një modele ruse për…

8 Shkurt, 2026 2:59 pm
Para
Kryemadhi për protestën: Sot më shumë, sot më të vendosur, sot më të fortë

Edhe LSI dënon sulmin në KZAZ, Kryemadhi: Skenar për panik

Fran Frrokaj: Deputetët e PD të merrnin avionin dhe…

Video/ Gazetari lë mikrofonin për të ndihmuar policin

Horoskopi, 23 qershor 2019

Horoskopi 28 Qershor 2019

TE FUNDIT

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg
8 Shkurt, 2026

Një fotografi e re e publikuar nga dosjet e Jeffrey Epstein ka rikthyer në vëmendje lidhjet e tij me disa...

Lexo më shumë

Dhunimi i avokatit Kujtim Cakrani në Vlorë, Berisha: Një akt kriminal shtetëror

“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar
8 Shkurt, 2026

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjes së sotme në Vlorë, ku u dhunua avokati i ish-presidentit...

Lexo më shumë

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona
8 Shkurt, 2026

Autoritetet franceze kanë arrestuar pesë persona pasi një gjyqtare dhe nëna e saj u rrëmbyen dhe u mbajtën peng për...

Lexo më shumë

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe
8 Shkurt, 2026

Zyrtarë të lartë të mbrojtjes izraelite i kanë paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se programi iranian i raketave balistike përbën një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com