Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meta kërkon divorcin, reagon Kryemadhi: Nuk i di arsyet

2024/06/21 at 10:14 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Meta kërkon divorcin, reagon Kryemadhi: Nuk i di arsyet

Në Shqipëri, ish presidenti i Republikës Ilir Meta, njoftoi te enjten se ka nisur procedurat e divorcit nga bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, pas 26 vitesh martesë e akoma më shumë vite të një bashkëjetese politike. Zonja Kryemadhi i tha Zërit të Amerikës se nuk preferonte për momentin të komentonte vendimin e bashkëshortit të saj dhe se më parë donte të mësonte arsyet që e kishin çuar Metën në kërkesën për divorc, të depozituar të enjten në Gjykatën e Tiranës.

Në mbrëmje, gjatë emisionit “Çim Peka live” në Syri.Tv, ish presidenti Meta, tha se zonja Kryemadhi “është tanimë ish bashkëshortja”, dhe se vendimin ai ia kishte komunikuar djalit të tyre Besar Meta, 24 vjeçar, i cili sipas tij, disa herë i kishte kërkuar që të dy prindërit të gjenin “një zgjidhje të qetë, përsa kohë keni shumë tensione dhe probleme. Mendoj se kam gjetur një zgjidhje shumë të qetë”, u shpreh Meta.

Prej disa muajsh Meta nuk jeton në shtëpinë e familjes. Edhe në kërkesën për divorc, ai ka paraqitur si adresë personale, atë të Partisë së Lirisë. Tronditja e marrëdhënieve mes tyre u shpërfaq dhe publikisht, kur riformatimi i strukturave drejtuese të Partisë së Lirisë, la jashtë tyre zonjën Kryemadhi. Të dy shkëmbyen dhe polemika gjatë mbledhjeve të forumeve drejtuese të Partisë.

Ish presidenti nuk dha ndonjë shpjegim për arsyet e kërkesës për divorc, por la të kuptohej qartë se për të kishte qenë i papranueshëm qëndrimi i zonjës Kryemadhi ndaj Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, në një kohë që ajo “ishte në dijeni të gjithë veprimtarisë së SPAK-ut kundër bashkëshortit e të gjithë përpjekjeve për të shantazhuar persona të ndryshëm kundër Metës”, deklaroi ai duke shtuar se “Monika është më afër me SPAK-un se sa me mua. Por SPAK-u nuk e merr dot peng Ilir Metën, as përmes bashkëshortes, as përmes askujt tjetër”.

Javën e shkuar zoti Meta qëndroi për më shumë se tre orë përballë hetuesve në Prokurorinë e Posaçme. Ndërsa nuk u bë e qartë se për cilin hetim ai ishte thirrur, në deklarimet e tij të mëpasshme, zoti Meta la të kuptohej se ishte pyetur rreth çështjeve që lidhen me pasurinë e familjes së tij. Ndaj tij dhe zonjës Kryemadhi po kryhet dhe një hetim pasuror. Ish presidenti deklaroi se ai nuk është marrë asnjëherë me çështje pronash apo financash, për të cilat ai ia la përgjegjësinë bashkëshortes Monika Kryemadhi. Të njëjtin qëndrim ai mbajti dhe gjatë emisionit të së enjtes, duke përsëritur po ashtu akuzat ndaj Prokurorisë së Posaçme. Ndërkohë që në deklarimet e saj, pas marrjes në pyetje po në Prokurorinë e Posaçme, zonja Kryemadhi ka qenë tejet e matur duke u shprehur se “prokurorët po bëjnë punën e tyre”.

Zoti Meta dhe zonja Kryemadhi, kanë përfaqësuar një rast të rrallë në Shqipëri, atë të një çifti me një angazhim të lartë politik. Rrugëtimi i tyre, ka nisur që kur ata ishin në drejtimin e organizatës rinore socialiste FRESH, duke vijuar më pas në gjirin e familjes socialiste deri në vitin 2004, ku të dy, së bashku dhe më një grup tjetër socialistësh, u shkëputën, duke themeluar Lëvizjen Socialiste për Integrim. Një parti e drejtuar nga Meta, e ku zonja Kryemadhi mbajti funksione të larta në hierarkinë e kësaj force politike, duke marrë dhe frenat e saj në dorë, pasi verën e vitit 2017, zoti Meta u zgjodh president i Republikës. Dy ditë pas përfundimit të mandatit si Kryetar Shteti, në korrik të 2022, zoti Meta rimori drejtimin e LSI-së duke i ndërruar asaj edhe emrin, në Partia e Lirisë./ VOA

Ju sugjerojmë

“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër
Kryesore

“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër

17 Qershor, 2025 10:59 pm
Irani akuzon WhatsApp-in: Po ndan informacione me Izraelin…
Bota

Irani akuzon WhatsApp-in: Po ndan informacione me Izraelin…

17 Qershor, 2025 10:48 pm
DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë dhe dënon sulmet ruse
Bota

DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë dhe dënon sulmet ruse

17 Qershor, 2025 9:58 pm
Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander
Bota

Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander

17 Qershor, 2025 9:52 pm
“Mori paratë dhe u zhduk”, ‘lumë’ denoncimesh për avokaten e Lushnjes
Aktualitet

“Mori paratë dhe u zhduk”, ‘lumë’ denoncimesh për avokaten e Lushnjes

17 Qershor, 2025 9:26 pm
“I ka hyrë me tullë, u rrëzua duke i rënë burrit”, fqinji godet e nxin gruan
Aktualitet

“I ka hyrë me tullë, u rrëzua duke i rënë burrit”, fqinji godet e nxin gruan

17 Qershor, 2025 9:06 pm
Vihet nën kontroll zjarri në malin e Krastës në Elbasan
Aktualitet

Vihet nën kontroll zjarri në malin e Krastës në Elbasan

17 Qershor, 2025 8:50 pm
Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”
Bota

Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”

17 Qershor, 2025 8:47 pm
Rritet me 23% numri i netëqëndrimeve të turistëve të huaj në Shqipëri
Aktualitet

Rritet me 23% numri i netëqëndrimeve të turistëve të huaj në Shqipëri

17 Qershor, 2025 8:21 pm
Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste
Bota

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

17 Qershor, 2025 8:13 pm
Para
Rrezikuan mbytjen, shpëtohen dy pushueset nga Kosova në Shëngjin

Rrezikuan mbytjen, shpëtohen dy pushueset nga Kosova në Shëngjin

Mandati i Olta Xhaçkës, Gjykata Kushtetuese nis shqyrtimin e padisë së PD-së

Mandati i Olta Xhaçkës, Gjykata Kushtetuese nis shqyrtimin e padisë së PD-së

Video/Sa milionë Euro shpenzuan tifozët kuqezi për ndeshjen Shqipëri-Itali?  Fevziu zbulon shifrën marramendëse 

Video/Sa milionë Euro shpenzuan tifozët kuqezi për ndeshjen Shqipëri-Itali?  Fevziu zbulon shifrën marramendëse 

TE FUNDIT

“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër

“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër
17 Qershor, 2025

Shpesh herë kur na komplimentojnë për diçka, sidomos për nga dashamirësia dhe ëmbëlsia jonë, ne shqiptarët themi “jemi të ëmbël...

Lexo më shumë

Irani akuzon WhatsApp-in: Po ndan informacione me Izraelin…

Irani akuzon WhatsApp-in: Po ndan informacione me Izraelin…
17 Qershor, 2025

Kompania teknologjike Meta ka reaguar zyrtarisht pas thirrjes së qeverisë iraniane drejtuar qytetarëve që të fshijnë aplikacionin WhatsApp nga telefonat...

Lexo më shumë

DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë dhe dënon sulmet ruse

DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë dhe dënon sulmet ruse
17 Qershor, 2025

Shtetet e Bashkuara e kanë dënuar sulmin rus të kryer përgjatë natës në Kiev, ka thënë zëdhënësja e Departamentit amerikan...

Lexo më shumë

Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander

Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander
17 Qershor, 2025

Zyrtari më i lartë financiar i qytetit të Nju Jorkut, i cili kandidon për të qenë kryebashkiaku i ardhshëm i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com