“Ilir Meta do të shkojë në cdo inaugurim që do të bëhet ku eshte i ftuar dhe nuk do të shkojë atje vetëm nëse policia e shtetit apo SHISH, apo institucione te tjera e informojnë që personi është i inkriminuar”. Kështu i është përgjigjur kreu i Kuvendit Ilir Meta pyetjes së gazetarit Sokol Balla lidhur me praninë e tij në inaugurimin e kompleksit Santa Quaranta në pronësi të Klement Balilit.
“Unë nuk jam për dënime kolektive. I afërmi i tij që është kryetar Bashkie në Delvinë me sa di ka dal i pastër nga dekriminalizimi”, është shprehur Meta lidhur me kryebashkiakun e LSI, i afërm i Balilit. Meta është shprehur gjithashtu, se Balili më herët ka qenë pjesë e PD-së.