Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meta iu bashkua protestës poshtë banesës së tij, Berisha: Urime presidentit të PL-së! Sot, koha e guximtarëve 

2024/04/27 at 9:40 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Arrestimi i protestuesve të 20 shkurtit/Paralajmëron Berisha: Për çdo torturë, do të përballeni nesër me ndëshkim ekzemplar 

Ish-kryeministri Sali Berisha, nga dritarja e banesës së tij, ka uruar Ilir Metën dhe anëtarët e konventës së Partisë së Lirisë. 

Berisha hodhi akuza ndaj qeverisë duke thënë se ‘shkelmojnë ligjet dhe Kushtetutën për interesat e pasurimit të tyre’. 

Ndër të tjera ish-kryeministri tha se sot është koha e guximtarëve dhe luftëtarëve. 

“Urimet më të përzemërta presidentit të Partisë së Lirisë, anëtarëve, mbështetësve, drejtuesve të saj për konventën historike, konventën e kthesës, konventën e betejës fitimtare. 

Një përshëndetje të përzemërt zonjës së nderuar, atdhetares së flaktë, intelektuales, bashkëpunëtores të ngushtë të presidentit Rugova, zonjës Edita Tahiri. 

Një nderim të madh, të veçantë heroit të vërtetë të lirisë dhe dinjitetit njerëzor, Ylli Bodinakut, vepra e të cilit është sot më frymëzuese se kurrë. 

Miqtë e mi, Ylli Bodinaku është ai qëndrestar, ai qytetar, ai shqiptar që vendosi në emër të lirisë të niset drejt vdekjes, nën moton o sot o kurrë dhe theu në Tiranë, Murin e Berlinit. 

Ylli Bodinaku kur ndërmori aktin e tij nuk kishte mbrapa një parti, kishte idealet e tij dhe kauzën e drejtë për të cilën ai vendosi të sakrifikojë dhe jetën pa marrë parasysh asgjë sepse i tha vetes, ose i lirë dhe me dinjitet, ose i vdekur. Kështu nuk durohet. 

Të dashur miq, sot ne përballemi pas 32 vitesh me një diktaturë më të keqe se ajo e vitit 1990. 

Me një diktaturë, eksponentët e të cilës vjedhin qytetarët shqiptarë çdo ditë dhe na poshtërojnë. 

Eksponentët e të cilës shkelmojnë ligjet dhe Kushtetutën për interesat e pasurimit të tyre. 

Drejtues të të cilës, Edi Rama, Erion Veliaj, Taulant Balla janë simbole më të nxira të antishqiptarizmit. 

Miqtë e mi, Shqipëria ka qindra mijëra opozitarë për të cilët kam respektin më të madh. 

Por çdo opozitar, çdo qytetar i këtij vendi duhet ta ketë të qartë si kristali se koha sot është e luftëtarëve. 

Se koha është e guximtarëve. 

Se koha është e atyre që marrin vendime si Bodinaku 32 vite më parë. 

Se koha është e atyre që vendosin të mbrojnë dinjitetin, me çdo çmim, me çdo kusht”, tha Berisha. 

Ju sugjerojmë

Sulm me thikë në Gjermani, plagosen 5 persona
Bota

Sulm me thikë në Gjermani, plagosen 5 persona

18 Maj, 2025 7:36 pm
Zelensky takohet me Vance dhe Rubio, kritikon kushtet e paqes
Bota

Zelensky takohet me Vance dhe Rubio, kritikon kushtet e paqes

18 Maj, 2025 7:33 pm
Cilat janë 3 shtetet europiane ku sot po mbahen zgjedhje
Bota

Cilat janë 3 shtetet europiane ku sot po mbahen zgjedhje

18 Maj, 2025 7:12 pm
Votat e Greqisë/ Përfundon numërimi i zarfeve për subjektet zgjedhore në 12 qarqe
Kryesore

Votat e Greqisë/ Përfundon numërimi i zarfeve për subjektet zgjedhore në 12 qarqe

18 Maj, 2025 6:56 pm
“Mallkuar dita kur e njoha”, Dilberja: Më akuzojnë se e ndava tim shoq nga gruaja
Aktualitet

“Mallkuar dita kur e njoha”, Dilberja: Më akuzojnë se e ndava tim shoq nga gruaja

18 Maj, 2025 6:50 pm
“I ri ishte në kohë të vet, jo sot!” Pasuria ndan çiftin: Ka vdekur dashuria!
Aktualitet

“I ri ishte në kohë të vet, jo sot!” Pasuria ndan çiftin: Ka vdekur dashuria!

18 Maj, 2025 6:47 pm
Vota e diasporës, Ivi Kaso: U manipuluan në mënyrë të frikshme
Politikë

Vota e diasporës, Ivi Kaso: U manipuluan në mënyrë të frikshme

18 Maj, 2025 6:44 pm
Laporta: Kemi rënë dakord për rinovimin me Yamal
Sport

Laporta: Kemi rënë dakord për rinovimin me Yamal

18 Maj, 2025 6:16 pm
Dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë, brenda avionit që Katari i dhuroi Trump
Life Style

Dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë, brenda avionit që Katari i dhuroi Trump

18 Maj, 2025 6:01 pm
Mbi 100 viktima në Gaza, intensifikohen sulmet izraelite në Khan Yunis
Bota

Mbi 100 viktima në Gaza, intensifikohen sulmet izraelite në Khan Yunis

18 Maj, 2025 5:56 pm
Para
Raketat ruse godasin centralet elektrike në Ukrainën qendrore dhe perëndimore 

Raketat ruse godasin centralet elektrike në Ukrainën qendrore dhe perëndimore 

Nga ballkoni i banesës Berisha paralajmëron protestë tjetër: Shqipëria në Tiranë në ditën anti-Edvin 

“Të gjithë të martën te Bashkia e Tiranës”, Berisha: Ja të vdesim, ja të rrojmë, ky është kushtrimi ynë 

Berisha sulmon Blendi Gonxhen: Një nga hajdutët më të papërmbajtur u shpall superministër me tre portofole 

Berisha nga ballkoni i shtëpisë: Rama me mercenarë, horra si Dumanë duan të zhdukin opozitën 

TE FUNDIT

Sulm me thikë në Gjermani, plagosen 5 persona

Sulm me thikë në Gjermani, plagosen 5 persona
18 Maj, 2025

Një person sulmoi të paktën pesë persona në Bielefeld të Gjermanisë. Policia tha se tre persona pësuan lëndime të rënda...

Lexo më shumë

Zelensky takohet me Vance dhe Rubio, kritikon kushtet e paqes

Zelensky takohet me Vance dhe Rubio, kritikon kushtet e paqes
18 Maj, 2025

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u takua sot me zëvendëspresidentin amerikan, JD Vance dhe sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio në...

Lexo më shumë

Cilat janë 3 shtetet europiane ku sot po mbahen zgjedhje

Cilat janë 3 shtetet europiane ku sot po mbahen zgjedhje
18 Maj, 2025

Ditën e sotme janë duke u zhvilluar zgjedhje në tre shtete të mëdha europiane. Ja një përmbledhje e asaj për...

Lexo më shumë

Votat e Greqisë/ Përfundon numërimi i zarfeve për subjektet zgjedhore në 12 qarqe

Votat e Greqisë/ Përfundon numërimi i zarfeve për subjektet zgjedhore në 12 qarqe
18 Maj, 2025

Numërimi i votave të Greqisë për subjektet zgjedhore ka përfunduar në 12 qarqe. Sipas KQZ, numërimi dhe vlerësimi i fletëve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com