Pas një debati të fortë mes ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe deputetes Valentina Leskajt, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka dashur të qetësojë pak situatën në Kuvend, duke dhënë dy lajme të mira.
“Për të qetësuar pak situatën që u krijua dua ti uroj kolegut Flamur Noka, gëzuar ditëlindjen”, ka thënë Meta dhe Noka sigurisht që i është përgjigjur me buzëqeshje, urimit që ka marrë nga Kreu i Kuvendit.
Nga ana tjetër Meta ka njoftuar se shefja e diplomacisë europiane, Federica Mogherini do të mbajë sot në orën 19:00 një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë.
Takimi ishte planifikuar nesër në orën 10:00, por për arsye axhende siç shpjegoi Meta, Mogherini do të jetë e pranishme sot në Parlamentin shqiptar.