Ish-kryetari i LSI-së, Ilir Meta i është përgjigjur kërcënimit të kreut të Gurpit Parlamentar të PS, Gramoz Ruçi, bërë ditën e djeshme nga Fieri, se do jetë i pari që do provojë shkarkimin si president.
Duke folur në emisionin “Fiks Fare”, Meta tha se Ruçi nuk do e ketë këtë mundsi pasi nuk do të hyjë në Kuvend për shkak të pozicionit në listë ku e ka vendosur Edi Rama.
“I them zotit Ruçi se nuk do të ketë mundësinë të votojë për shkarkimin tim sepse nuk e kam vënë unë, por Rama, të nëntin në listë”, deklaroi Meta.