Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, është takuar ditën e sotme me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.
Sipas “Euronews”, takimi mes ambasadores dhe Gjonajt ka zgjatur rreth 2 orë. Ndër të tjera, kryediplomatja amerikane ka pohuar se e ka nxitur ministren Gjonaj të vazhdonte të njëjtin kurs të Reformës në Drejtësi.
Pak ditë më parë, Presidenti Ilir Meta ka hedhur akuza për shpërdorim detyre ndaj ministres së Drejtësisë dhe për këtë arsye ka kërkuar dorëheqjen e saj./ Opinion.al