Presidenti Ilir Meta, ka folur në lidhje me tërmetin tragjik të 26 nëntorit. Ai është shprehur në “Syritv”, se nuk e kishte pritur që tërmeti 6.4 ballë do të shkaktonte pasoja tragjike në vendin tonë.
Meta ka theksuar se nuk kam pasur një informacion zyrtar apo shtetëror, ndërsa ka shpjeguar dhe mënyrën se si ka vepruar pasi është informuar për ngjarjen.
Pjesë nga intervista
Ilir Meta: Unë kam qenë në shtëpi kur ka ndodhur tërmeti. Fillimisht kam menduar se nuk ishte tërmeti i këtyre pasojave. Për fat të keq nuk i kam pasur një informacion zyrtar apo shtetëror. Praktikisht ishim në gjendje lufte sepse je në luftë me një fatkeqësi. Nuk do të ishte serioze të them se burimet se nga i kam marrë informacionet.
Çim Peka: 4 minuta më vonë kryeministri Rama ka komunikuar me kryetarët e bashkive që kemi të bëjmë me një situatë të rëndë. Të bëhen gati.
Ilir Meta: Unë nuk kam pasur informacion zyrtar. Sapo kam marrë informacionin se në Durrës kemi disa persona që janë nën rrënoja disa persona, kemi njoftuar përmes punonjësve të Gardës Policinë e Durrësit për të dhënë ndihmën. Sapo kam marrë vesh që kemi pasur një viktimë në Kurbin kam kuptuar se kemi të bëjmë me një suituatë serioze. Më pas kam shkuar në Spitalin e Traumës dhe më pas në Thumanë, ku kam takuar ministren e Mbrojtjes dhe Shefin e Shtabit. Në atë moment kam kontaktuar me zt. Haradinaj.
Çim Peka: Të gjitha pallatet në Durrës që po shemben janë beton i marrë nga kompania e ish-kryetarit të bashkisë.
Ilir Meta: Për momentin nuk mund të them asgjë më shumë. I kam bërë thirrje dhe i kam ofruar mbështetje Prokurorisë për të hetuar personat përgjegjës./Opinion.al