Presidenti Ilir Meta i cili ndodhet në Sarajevë në kuadër të Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Europës Juglindore, ka gjetur kohën për të festuar me disa tifozë të skuadrës së futbollit Celtic FC.
Në videon që presidenti ka publikuar në Facebook, ai duket i qeshur mes tifozëve dhe ndërkohë shkruan “kur festa të rrëmben”.
Kryeqyteti i Bosnje Hercegovinës ka qenë i mbushur sot nga tifozët skocezë të Celtic të cilët kanë ardhur për të ndjekur ndeshjen e parë të turit kualifikues të Champions League, mes skuadrës së tyre dhe kryeqytetasve të Sarajevos.
Në postimin e tij në Facebook Meta shton gjithashtu se ka kujtuar me tifozët futbollistin shqiptar që ka luajtur për Celtic, Rudi Vata. /Opinion.al