Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meta dhe Berisha, a po rindizet flaka e vjetër e bashkëpunimit?

2016/04/23 at 3:02 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 2 min
A A
Ju lutem mos e ngacmoni Edin!

Nga DESADA METAJ

Nëse Parlamenti i Shqipërisë do të ishte një shfaqje e madhe cirku (siç ndodh në fakt shumë herë), atëherë padyshim Ilir Meta do të ishte ekuilibristi i shkëlqyer dhe i duartrokitur nga e gjithë salla për faktin e thjeshtë: Askush më mirë se ai nuk di të mbajë pesha të rënda dhe të ruajë ekuilibrin në një sallë të mbushur me aleanca të qena dhe të supozuara.

Këtë Ilir Meta e bëri edhe dje. Në momentin kur socialistët e indinjuar nga deklaratat e Berishës kërkuan largimin e tij për pak kohë nga parlamenti, kreu i këtij institucioni nuk votoi as pro dhe as kundër këtij largimi. Dhe kjo ndodhi jo sepse Ilir Meta nuk ka qëndrim për pajisjen e shqiptarëve me armë sipas ligjit amerikan. As sepse ka nostalgji për kohën kur qeveriste me doktorin.

E gjitha është pjesë e “hakmarrjes” me qetësi dhe dashuri që ai po i bën Edi Ramës dhe Qeverisë së tij. Si një akrobat me eksperiencë (edhe pse sporti që ka praktikuar në rini ka qene peshëngritja), Kryetari i Parlamentit i ka shpëtuar deri më sot intrigave, që në mos janë ideuar, në heshtje, kanë patur bekimin e Edi Ramës.

Por kurrsesi Ilir Meta nuk mund të fshihet pas deklaratave për bashkëpunim normal të koalicionit dhe kafesë së të premtes me Edi Ramen, ndërkohe që “koka” e tij kërkohet për t’u “prerë” edhe nga puna e palodhur që emisarët e Edi Ramës po bëjne me ndërkombëtarët e Shqipërisë.

Ndaj lëvizjet e partise së drejtuar prej Ilir Metes jo rastësisht herë pas here kundërshtojnë ato të qeverisë Rama, duke lënë pas shijen se “më i forti” nga aleatët nuk është përcaktuar ende qarte edhe pas 3 vjet bashkëqeverisje.

CEZ apo DIA, Tom Doshi apo arrestimet e nëpunësve të niveleve të ulta të administratës nga radhët e LSI sigurisht që nuk e kanë lënë të pashqetësuar Ilir Metën, ndërkohë që kriminalizimi i grupit socialist, “Shullazi and co” apo tenderat milionëshe dhe aferat e Qeverisë nuk kanë patur të njëjtën jehone në shtyp apo tek ambasadorët e akredituar në Tiranë.

Dhe kjo duket te jete dhe pika ku Rama dhe Meta masin forcat së fundmi: Ndërkombetarët.

Ndaj për këtë, Meta tregohet ekstra i kujdesshëm kur flitet për reformën në drejtësi dhe dekriminalizimin, lëshon pé gjatë drejtimit të seancave dhe së fundmi nuk fsheh më një nga dobësitë e tij të pakta në politikë: Sali Berishën…me votat e të cilit bashkëqeverisi pa telashe për 4 vjet. Dhe me “shkeljen e syrit” ndaj të cilit nervozon Edi Ramën më shume se çdo akuzë për korrupsion. Pasi në një aleance me krisje besimi çdo lëvizje e pamatur rrezikon një aleancë të re fluide. Nga ato që Berisha i ka mjeshtri të vjeter dhe Edi Rama i trembet aq shumë.

Ju sugjerojmë

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump për negociatat tregtare me BE: Do të kemi një marrëveshje të mirë

5 Qershor, 2025 8:04 pm
Vendosja e gabuar e tabelave të shpejtësisë, Islam Qibini: Shkak për aksidente
Aktualitet

Vendosja e gabuar e tabelave të shpejtësisë, Islam Qibini: Shkak për aksidente

5 Qershor, 2025 7:39 pm
Bajram mes luftës dhe urisë/ Gaza, nuk ka festë për palestinezët
Bota

Bajram mes luftës dhe urisë/ Gaza, nuk ka festë për palestinezët

5 Qershor, 2025 7:22 pm
Osmani:Moskonstituimi i Kuvendit dëmton përparimin drejt agjendës euroatlantike
Rajoni

Osmani:Moskonstituimi i Kuvendit dëmton përparimin drejt agjendës euroatlantike

5 Qershor, 2025 7:03 pm
Marrëveshja e sigurisë me Ukrainën,Hasani:Marrim përgjegjësitë në mbrojtje të rendit
Kryesore

Marrëveshja e sigurisë me Ukrainën,Hasani:Marrim përgjegjësitë në mbrojtje të rendit

5 Qershor, 2025 6:55 pm
Digjet banesa në Uznovë të Beratit, dëme të mëdha materiale
Kronikë

Digjet banesa në Uznovë të Beratit, dëme të mëdha materiale

5 Qershor, 2025 6:46 pm
Presidenti Trump pret në Zyrën Ovale kancerin gjerman Merz
Bota

Presidenti Trump pret në Zyrën Ovale kancerin gjerman Merz

5 Qershor, 2025 6:29 pm
Pensionet, sa kohë duhet të punojmë?
Bota

Pensionet, sa kohë duhet të punojmë?

5 Qershor, 2025 6:11 pm
Vengu takim me Crosetton, në fokus forcimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes
Politikë

Vengu takim me Crosetton, në fokus forcimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes

5 Qershor, 2025 5:51 pm
Kuvendi miraton pa opozitën të gjitha pikat e rendit të ditës
Politikë

Kuvendi miraton pa opozitën të gjitha pikat e rendit të ditës

5 Qershor, 2025 5:45 pm
Para
Video Funny/ Kur kafshët imitojnë njerëzit

Video Funny/ Kur kafshët imitojnë njerëzit

Video/ A kërkoi Tahiri ndihmë nga Shullazi kur i vunë bombën në farmaci?

Video/ A kërkoi Tahiri ndihmë nga Shullazi kur i vunë bombën në farmaci?

Video Funny/ Idiotët ekstrem të internetit

Video Funny/ Idiotët ekstrem të internetit

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Trump për negociatat tregtare me BE: Do të kemi një marrëveshje të mirë

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
5 Qershor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump u shfaq pozitiv në lidhje me një marrëveshje të mundshme tregtare me Bashkimin Evropian, gjatë një...

Lexo më shumë

Vendosja e gabuar e tabelave të shpejtësisë, Islam Qibini: Shkak për aksidente

Vendosja e gabuar e tabelave të shpejtësisë, Islam Qibini: Shkak për aksidente
5 Qershor, 2025

Vendosja e gabuar e sinjalistikave rrugore në vend ngre shqetësime për mbarëvajtjen e udhëtimit në rrugët e Shqipërisë, si dhe...

Lexo më shumë

Bajram mes luftës dhe urisë/ Gaza, nuk ka festë për palestinezët

Bajram mes luftës dhe urisë/ Gaza, nuk ka festë për palestinezët
5 Qershor, 2025

Mes luftës dhe urisë, palestinezët në Rripin e Gazës po presin festën e Kurban Bajramit. Kurban Bajrami shënon provën e...

Lexo më shumë

Osmani:Moskonstituimi i Kuvendit dëmton përparimin drejt agjendës euroatlantike

Osmani:Moskonstituimi i Kuvendit dëmton përparimin drejt agjendës euroatlantike
5 Qershor, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të enjten se vonesa në konstituim të Kuvendit dëmton kredibilitetin e institucioneve dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com