Me vendim të datës 31 Korrik 2019, Presidenti Ilir Meta ka dekretuar shkarkimin nga detyra të Komandantit të Forcave Detare, Gjeneral Major Ylber Selman Dogjani.
Kreu i shtetit sqaron se shkarkimi i Dogjanit është bërë për shkak të mbarimit të mandatit.
Kujtojmë se më 16 janar ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, i propozoi Kreut të Shtetit shkarkimin e gjeneral Dogjanit, pas ngjarjes së ndodhur në Pashaliman, ku u vodhën disa armë./Opinion.al